Kalo te përmbajtja

Sport

NLB Banka vazhdon mbështetjen për sportin: Nënshkruajmë marrëveshje të re sponsorizimi me Federatën e Xhudos së Kosovës

Në kuadër të përkushtimit tonë afatgjatë për mbështetjen e sportit dhe talenteve të jashtëzakonshme që përfaqësojnë Kosovën me krenari, sot kemi nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi me Federatën e Xhudos së Kosovës.

 

Ceremonia solemne u zhvillua në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë – aty ku nisi rrugëtimi i jashtëzakonshëm dhe inspirues i këtij sporti për vendin tonë.

 

Ky partneritet thekson përkushtimin tonë për të qenë pranë federatave më të suksesshme në Kosovë dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e sportistëve që ngrisin lart emrin e vendit në skenën ndërkombëtare.

Është një nder i veçantë për ne që të jemi pranë këtyre xhudistëve të jashtëzakonshëm, të cilët me përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë bërë histori dhe e kanë vendosur Kosovën në hartën e sportit botëror. Ne besojmë fuqishëm në potencialin tuaj dhe në të ardhmen e ndritur që ju përfaqësoni. Prandaj, si bankë që e vendos komunitetin në qendër të veprimit, do të vazhdojmë ta mbështesim Federatën e Xhudos së Kosovës – jo vetëm si federata më e suksesshme në vend, por edhe si simbol i krenarisë dhe unitetit tonë kombëtar.
Gem Maloku Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës

Federata e Xhudos së Kosovës na falënderoi për këtë mbështetje të çmuar, duke theksuar rëndësinë që ka vazhdimësia e bashkëpunimit tonë për suksesin afatgjatë të sportistëve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vend. Sipas tyre, kjo marrëveshje përfaqëson një shtytje të fuqishme drejt synimeve edhe më të mëdha në të ardhmen – qoftë në arritjet në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në edukimin dhe formimin e brezave të rinj të kampionëve.

 

Ky është një tjetër hap domethënës në rrugëtimin tonë të përbashkët për të promovuar vlerat sportive dhe për të përkrahur kampionët që frymëzojnë një gjeneratë të tërë.

NLB Banka, mbështetëse e artë e Kombëtareve të Kosovës në hendboll

NLB Banka e vazhdon bashkëpunimin shembullor me njërën prej federatave më të suksesshme sportive në vendin tonë, atë të hendbollit.

Marrëveshja e re u nënshkrua sot në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë. Marrëveshjen e nënshkruan Gem Maloku, kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës dhe Edin Kolgeci, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Z. Maloku dhe Z. Kolgeci janë shprehur shumë të kënaqur për bashkëpunimin e deritashëm, duke u zotuar për partneritet edhe në të ardhmen. Është ky viti i tretë që NLB dhe FHK kanë bashkëpunim të shkëlqyer. Sipas marrëveshjes së re, NLB-ja do të jetë mbështetëse e artë e Kombëtareve A të Kosovës në hendboll. Po ashtu do të përkrahë edhe Kampin Veror, që është një organizim tradicional dhe shumë i rëndësishëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që përfshinë më shumë se 200 fëmijë.

NLB Banka, mbështetëse e Klubit të pingpongut PriPing

NLB Banka vazhdon të tregojë angazhimin e saj për zhvillimin e sportit në vend duke qenë një mbështetës i klubit të pingpongut PriPing. Ky partneritet është një hap i rëndësishëm për promovimin e sporteve në komunitetin tonë dhe për nxitjen e talentit të ri në fushën e pingpongut. Klubi PriPing, i njohur për përkushtimin dhe sukseset e tij në arenën lokale dhe rajonale, përfaqëson një model frymëzimi për sportistët e rinj dhe për të gjithë ata që duan të përparojnë në këtë sport.

 

Ky bashkëpunim përfaqëson përkushtimin e NLB Bankës për të investuar në sportin e rinisë dhe për të krijuar hapësira ku talentet e reja mund të zhvillohen dhe të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Për ne, mbështetja ndaj klubit PriPing është më shumë se sponsorizim, është një angazhim i sinqertë për të ndihmuar në formimin e kampionëve të së ardhmes. Nëpërmjet kësaj bashkëpunimi, NLB Banka dhe PriPing synojnë të nxisin sportin dhe aktivitetet fizike si mënyrë jetese, duke kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të komunitetit tonë.

Kontakti

Nëse keni pyetje rreth qëndrueshmërisë, ju mund të na kontaktoni në +383 38 240 230 100.