Kalo te përmbajtja

NLB Banka sjell Pagesat e Shpejta

Transfere ndërbankare brenda pak sekondash, 24/7!

Pagesë e shpejtë, në çdo kohë!

NLB Banka sjell një mundësi të re për klientët e saj, duke mundësuar realizimin e transfereve vendore ndërbankare brenda pak sekondash, përmes aplikacionit NLB mKlik dhe eKlik , në çdo kohë të ditës, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Me këtë shërbim të ri, klientët nuk kanë më nevojë të presin ditën e ardhshme të punës për të realizuar transfere ndërbankare. Tani, pagesat mund të kryhen shpejt dhe lehtë, drejtpërdrejt nga telefoni, pavarësisht orarit të punës së bankave.

Pagesat nuk presin, as gjatë fundjavave!

Qoftë për një pagesë që duhet të realizohet menjëherë, për transferimin e mjeteve te familjarët apo për përmbushjen e obligimeve të përditshme, Pagesat e Shpejta u ofrojnë klientëve më shumë fleksibilitet dhe komoditet në menaxhimin e financave të tyre. 

Përmes aplikacionit NLB mKlik, klientët mund të përfitojnë nga: 

  • Shpejtësia: Transfere vendore ndërbankare brenda pak sekondash. 

  • Në dispozicion 24/7: Pagesa në çdo kohë, edhe gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. 

  • Lehtësia: Realizimi i transfereve drejtpërdrejt përmes aplikacionit NLB mKlik.

  • Komoditeti: Mundësia për të kryer pagesa nga telefoni, pa pasur nevojë të vizitoni degën e bankës.

Shpejtësi në pagesa, kujdes në konfirmim

Për një përvojë sa më të sigurt, NLB Banka u rikujton klientëve rëndësinë e verifikimit të të dhënave përpara konfirmimit të çdo transferi.

Para realizimit të pagesës, klientët duhet të kontrollojnë me kujdes emrin e pranuesit, numrin e llogarisë dhe shumën që dëshirojnë të transferojnë.

NLB mKlik – zgjidhje digjitale për nevojat tuaja të përditshme

Me ofrimin e Pagesave të Shpejta, NLB Banka vazhdon të avancojë shërbimet e saj digjitale, duke u ofruar klientëve zgjidhje bankare që i përshtaten ritmit dhe nevojave të jetës moderne.

Ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një përvoje bankare më të shpejtë, më fleksibile dhe më të qasshme për klientët.

Pagesë e shpejtë, në çdo kohë!

Për më shumë informata rreth Pagesave të Shpejta, kushteve të përdorimit, tarifave dhe limiteve të aplikueshme, vizitoni faqen më poshtë:

Komunikata e fundit për shtyp

06.11.2026

Njoftim për Sigurinë – Kujdes nga SMS-të Mashtruese

Njoftim për Sigurinë – Kujdes nga SMS-të Mashtruese...

Lexo më shumë
21.10.2026

Fituesi i lojës shpërblyese "Apliko për Kartelë Kreditore dhe fito iPhone 17!"

Fituesi për muajin Shtator....

Lexo më shumë