Kalo te përmbajtja

Pagesë e shpejtë, në çdo kohë!

NLB Banka ka aktivizuar shërbimin e pagesave të shpejta përmes sistemit TIPS-K, duke u mundësuar klientëve që të kryejnë transfere vendore ndërbankare brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Pagesa të Shpejta

24/7

Transferim në pak sekonda
Paratë arrijnë te përfituesi brenda pak sekondash, pa pritje dhe pa vonesa
Transferim përmes mKlik
Përdorni aplikacionin NLB mklik, pa regjistrime apo aktivizime shtesë
Siguri maksimale
Transaksionet realizohen sipas standardeve të sigurisë, me konfirmim të menjëhershëm të pagesës
Në dispozicion 24/7/365
Kryeni transfere në çdo kohë, përfshirë natën, fundjavat dhe festat zyrtare
Për individë dhe biznese
Dërgoni dhe pranoni para më shpejt, duke përmirësuar menaxhimin e financave dhe likuiditetit

Çfarë është TIPS-K?

TIPS-K është Sistemi i Pagesave të Shpejta i Kosovës, i operuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Sistemi mundëson transferimin e fondeve ndërmjet institucioneve financiare pjesëmarrëse në vetëm pak sekonda, gjatë gjithë vitit. Ky zhvillim modernizon infrastrukturën e pagesave në Kosovë dhe e afron vendin me standardet evropiane, duke ofruar shërbime më të shpejta, më efikase dhe më të përshtatshme për qytetarët dhe bizneset.

Siguria para së gjithash

Meqenëse pagesat ekzekutohen pothuajse menjëherë, ju lutemi të verifikoni me kujdes:

      Emrin dhe mbiemrin e përfituesit
      Numrin e llogarisë (IBAN)
      Shumën e transferit

      Dërgoni para brenda pak sekondash

      <p>Na vizitoni!</p>
      Konsulencë personale

      Na vizitoni!

      Konsultohuni me këshilltarët tanë dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

      <p>Kërkoni një telefonatë nga ne!</p>
      Ju kontaktojmë ne

      Kërkoni një telefonatë nga ne!

      Lini të dhënat tuaja dhe ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt.

      Aktivizoni pagesat e shpejta dhe kryeni transfere 24/7 përmes NLB mKlik.

      Pyetjet Më të Shpeshta
      NLB Banka ju ofron përgjigje për çdo paqartësi që mund të keni.

      1. Çfarë është TIPS-K?

      TIPS-K është Sistemi i Pagesave të Shpejta i Kosovës, i operuar nga BQK, i cili mundëson transferimin e mjeteve nga një bankë/Ofrues i Shërbimeve të Pagesave (OSHP) pjesëmarrëse në TIPS-K tek një tjetër, brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit (përveç mirëmbajtjeve të planifikuara ose ndërprerjeve të nevojshme).

       

      2. Çfarë janë pagesat e shpejta?

      Pagesat e shpejta janë transfere të cilat mund të realizohen përmes TIPS-K 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit (24/7/365) dhe arrijnë te pranuesi brenda pak sekondash nga nisja.

       

      3. Pse janë të rëndësishme pagesat e shpejta për Kosovën?

      Ato e bëjnë pagesën më të shpejtë dhe më të lirë dhe e afrojnë Kosovën me standardet e BE-së, duke lehtësuar transferimin e mjeteve për qytetarët dhe bizneset.

       

      4. Cili është dallimi i TIPS-K nga sistemi ekzistues i pagesave?

      Pagesat e zakonshme aktuale varen nga orari i punës së sistemeve ekzistuese të pagesave, prandaj paratë nuk arrijnë gjithmonë menjëherë. Nëpërmjet TIPS-K mundësohen pagesat e shpejta që arrijnë brenda sekondave, në çdo kohë dhe me kosto më të ultë.

       

      5. Çfarë përfitojnë individët dhe bizneset?

      Individët dërgojnë dhe pranojnë para brenda sekondave, për shembull te familjarët. Bizneset i pranojnë paratë më shpejt dhe menaxhojnë më mirë likuiditetin. Në fazën e parë mundësohen transfere ndërbankare të shpejta. Pastaj, në faza tjera, do të ketë zhvillime shtesë komplementare, që rrisin rolin dhe përfitimet për biznesin dhe individët.

       

      6. Cili është roli i BQK-së dhe i Ofruesve të Shërbimeve të Pagesave (OSHP)?

      BQK është përgjegjëse për vendosjen në funksion të sistemit TIPS-K, për operimin e tij, për caktimin e rregullave dhe për mbikëqyrjen e funksionimit të tij. Infrastruktura e sistemit është zhvilluar nga Banka e Italisë, në pajtim me standardet dhe me miratimin e sistemit TIPS të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Bankat/OSHP-të e përdorin këtë infrastrukturë për t'u ofruar klientëve të tyre shërbimin e pagesave të shpejta.

       

      7. A është TIPS-K monedhë digjitale ose kriptovalutë?

      Jo. Sistemi TIPS-K transferon mjete monetare (euro) ndërmjet llogarive bankare apo të OSHP-ve, nuk është monedhë digjitale, para elektronike apo kriptovalutë.

       

      8. A më duhet aplikacion, llogari ose regjistrim i ri?

      Jo. Përdorni llogarinë dhe aplikacionin ekzistues të bankës/OSHP-së suaj, në versionin më të fundit. Nga momenti që banka/OSHP-ja juaj merr pjesë në sistemin TIPS-K mund të kryeni transfere. Përdorni vetëm kanalet zyrtare të saj dhe pranoni vetëm njoftimet dhe udhëzimet zyrtare.

       

      9. A mund të dërgoj pagesë të shpejtë te çdo bankë në Kosovë?

      Mund të dërgoni te çdo bankë/OSHP që merr pjesë në TIPS-K. Lista e OSHP-ve pjesëmarrëse publikohet dhe përditësohet në faqen zyrtare të BQK-së. Në fazën e parë, jo të gjitha bankat janë gati operacionalisht për lidhje dhe kjo listë mund të jetë më e ngushtë. Mirëpo, brenda 3 muajsh të gjitha bankat duhet të jenë të lidhura me këtë sistem. Prandaj, referohuni te lista më e fundit e BQK-së për bankat pjesëmarrëse.

       

      10. A funksionon sistemi gjatë natës dhe fundjavave?

      Po. Sistemi TIPS-K funksionon 24/7/365, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

       

      11. Sa kohë zgjat një pagesë?

      Pagesat/transferet e shpejta kryhen brenda pak sekondave. Nëse paratë nuk arrijnë te përfituesi brenda kësaj periudhe, llogaria juaj mbetet në gjendjen e njëjtë.

       

      12. Sa kushton një pagesë e shpejtë?

      Tarifën e cakton secili OSHP dhe ju shfaqet në ekran para se ta konfirmoni pagesën. Pagesat e iniciuara elektronikisht (m-banking, e-banking) kushtojnë dukshëm më lirë se ato në sportel apo se deri tani që ka kushtuar në kanale elektronike bankare. Pagesat e nisura përmes kanaleve digjitale caktohen në bazë të shumës së transferit, ku deri në 300 euro tarifa është 5 cent, nga 300 deri në 3000 euro tarifa është 15 cent. Kurse, fazën e parë, brenda 3 muajsh, si fazë promovuese e sistemit, transferet deri në 300 euro do të jenë pa tarifë (pra zero), pas të cilës, maksimumi i tarifës mund të jetë 5 cent.

       

      13. A ka kufi për shumën dhe për numrin e pagesave?

      Po, maksimumi i shumës që mund të transferohet është 3,000 euro për pagesë, gjatë fazës së parë, ky limit do të rritet pas një kohe. Për numrin e pagesave nuk ka kufizim ditor.

       

      14. Çfarë duhet të kontrolloj para se të konfirmoj një pagesë të shpejtë?

      Para se të dërgoni pagesën, sigurohuni që IBAN-i, emri dhe mbiemri i përfituesit dhe shuma janë të sakta. Meqë është transfer i menjëhershëm, ka shumë rëndësi të verifikohen të dhënat para inicimit.

       

      15. Si e di që pranuesi i ka marrë paratë?

      Pas kryerjes së pagesës, statusin e transaksionit mund ta kontrolloni në kohë reale në llogarinë tuaj. Në NLB eKlik, pagesa shfaqet te seksioni e-Order Inspection, ndërsa në NLB mKlik mund ta gjeni te Pagesat e Dërguara. Nëse pagesa është realizuar me sukses, kjo do të reflektohet menjëherë në historikun e transaksioneve tuaja.

       

      16. Nuk kam marrë konfirmimin e pagesës. Çfarë duhet të bëj?

      Mos bëni menjëherë një pagesë të re. Fillimisht, kontrolloni historikun e transaksioneve në aplikacionin ose llogarinë tuaj bankare për të verifikuar statusin e pagesës. Nëse statusi mbetet i paqartë ose nuk merrni konfirmim për pagesën, kontaktoni NLB Bankën për asistencë të mëtejshme.

       

      17. Çfarë ndodh nëse pagesa refuzohet?

      Në rast se pagesa refuzohet, llogaria juaj nuk debitohet. Statusin e pagesës mund ta verifikoni në NLB eKlik te seksioni e-Order Inspection, ndërsa në NLB mKlik te Pagesat e Dërguara, ku do të shfaqet statusi i transaksionit. Nëse ju nevojiten informata shtesë ose sqarime, kontaktoni NLB Bankën.

       

      18. A mund të anulohet një pagesë e shpejtë dhe çfarë bëj nëse e dërgoj gabim?

      Pasi të përfundojë, nuk mund të anulohet, mirëpo nëse keni dërguar gabimisht, kontaktoni menjëherë NLB Bankën; ajo do të përpiqet ta zgjidhë çështjen, por kthimi nuk është i çdoherë i garantuar.

       

      19. A janë të sigurta pagesat e shpejta?

      Po. Bankat/OSHP-të zbatojnë masat e duhura të sigurisë sipas rregulloreve në fuqi. Meqë pagesa kryhet shpejt, kontrolloni me kujdes të dhënat para se ta konfirmoni.

       

      20. Si t’i njoh kërkesat e dyshimta për pagesë?

      Kini kujdes nëse ju kërkohet urgjentisht të dërgoni para ose të jepni PIN-in apo kodin e sigurisë. Mos vazhdoni dhe kontaktoni NLB Bankën tuaj përmes kanaleve zyrtare.

       

      21. Si ta raportoj një mashtrim të dyshuar ose një transaksion që nuk e njoh?

      Kontaktoni menjëherë bankën/OSHP-në tuaj përmes një kanali të verifikuar; ajo do t’ju udhëzojë edhe për raportimin te organet e zbatimit të ligjit. Mos ndani të dhëna personale ose financiare me palë të paverifikuara.

       

      22. Për probleme me transaksionin, të kontaktoj BQK-në apo NLB Bankën?

      Fillimisht kontaktoni bankën/OSHP-në tuaj. Nëse e vlerësoni të nevojshme, pas përgjigjes që pranoni nga NLB Bankaj, mund t’i drejtoheni edhe BQK-së përmes kanaleve për parashtrimin e ankesave, përfshirë linkun: https://ankesat.bqk-kos.org.