Për Bankën
Rreth nesh
Pajtueshmëria dhe Integriteti
Thirrja
është e hapur!
Risia e këtij viti është mundësia e bashkëpunimit dyvjeçar sipas modelit 1 + 1 vit, pasi besojmë se vlerën më të madhe e krijojmë përmes partneriteteve afatgjata. Pas vitit të parë të bashkëpunimit, në shtator 2027, së bashku me secilin klub do të bëjmë vlerësimin e partneritetit, do të analizojmë arritjen e objektivave dhe do të vendosim për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për vitin e dytë.
NLB Sporti për të Rinj është një projekt përmes të cilit mbështesim klubet sportive në të gjithë Kosovën. Ne besojmë se sporti u mundëson të rinjve një zhvillim të shëndetshëm si dhe forcon vlera të tilla si disciplina, përgjegjësia dhe bashkëpunimi. Përmes edukimit të të rinjve nëpërmjet sportit dhe fuqizimit të komuniteteve tona lokale, ne krijojmë një të ardhme më të mirë.
Sporti fillon me lojën, dhe pikërisht i tillë duhet të mbetet. Por fatkeqësisht, edhe te të rinjtë, bota e sportit shpesh osredotohet vetëm te rezultatet dhe konkurrenca, duke lënë anash rëndësinë e kënaqësisë dhe lojës. Në kuadër të projektit NLB Sporti për të Rinj, përmes kampanjës sonë të re "Le të mbetet lojë", ne nxisim një kulturë të tifozërisë me respekt. Përveç kësaj, fushata vë në plan të parë gëzimin për sportin dhe frymën e lojës, e jo vetëm rezultatet.
Në këtë kampanjë marrin pjesë fëmijët nga klubet që ne mbështesim, të cilët i kemi ftuar që përmes vizatimeve të tregojnë se çfarë ndiejnë për sportin, dhe çfarë kërkojnë nga ne: prindërit, trajnerët dhe dashamirët e sportit.
Përmes projektit NLB Sporti për të Rinj, qëllimi ynë është të udhëzojmë të rinjtë, të cilët sot jetojnë kryesisht në botën virtuale, drejt natyrës, palstrave dhe fushave sportive. Aty ata mësojnë jo vetëm si të fitojnë, por edhe si t'i përballojnë humbjet me dinjitet, të ngrihen përsëri dhe të vazhdojnë përpara me edhe më shumë përkushtim dhe energji.
NLB Sporti për të rinjtë është një iniciativë që synon të mbështesë klubet sportive lokale dhe të inkurajoj fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 12 vjeqare të jenë më aktiv fizikisht.
Në kuadër të projektit, ne mbështesim klubet sportive lokale në të gjithë vendin, të cilat u mundësojnë të rinjëve të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe në këtë mënyrë të kujdesen për zhvillimin holistik të personalitetit të të rinjëve.
NLB Sporti për të rinjtë mbështet klubet në zona që nuk janë ekskluzivisht në qytete të mëdha. Mbi të gjitha ndihmon ato klube që të sigurojnë mjete financiare dhe kujdeset për aktivitetet sportive masive, pra masivitetin e sportit tek më të rinjtë.
Qëllimi i projektit
Ky program nuk është thjesht sponsorizim, por një përpjekje për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve duke i rikthyer ata në fusha sportive, palestra dhe hapësira të gjelbra, larg ekranit të televizorit apo telefonëve.
Kush mund të aplikojë?
Përzgjedhja bëhet nga një komision i brendshëm i Bankës.
Përfitimet nga sponsorizimi
Obligimet e klubeve
Ky projekt është një mundësi unike për të mbështetur komunitetin dhe për të krijuar një ndikim afatgjatë duke kombinuar sportin me edukimin financiar.
Afati për aplikim nga 15.09.2026 - 30.09.2026