Kalo te përmbajtja

BERZH i jep përsëri çmimin NLB Bankës si ‘Banka më aktive për lëshimin e Garancioneve në Kosovë në vitin 2022”

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë përsëri NLB Bankës çmimin për performancën e saj të jashtëzakonshme gjatë vitit 2022 në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (TFP). Ky çmim u prezantua në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të BERZH-it në Samarkand-Uzbekistan.

 

Viti 2022 ka vazhduar me sfida si pasojë e luftës Rusi – Ukrainë që u reflektua në çdo pjesë të botës me rritje të çmimeve dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit. Pavarsisht sfidave, NLB Banka arriti të vazhdoj ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientët në drejtim të lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare.

 

Ky çmim prestigjioz është dëshmi e përkushtimit për përsosmëri dhe inovacion në sektorin bankar dhe është viti i shtatë me radhë që NLB Banka e merr këtë çmim. Vesa Kuqi Gagica, Drejtore e Divizionit për Pagesa dhe Thesar në NLB Banka tha “Kemi nderin të pranojmë edhe njëherë çmimin si Banka më aktive për lëshimin e garancioneve për vitin 2022. Programi TFP ua mundëson klientëve të bankës të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me partneret e tyre në mbarë botën.”

 

NLB Banka do të vazhdoj forcimin e bashkëpunimit të saj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me qëllim të mbështetjes së klientëve të saj për të përmirësuar dhe zgjeruar aktivitetet e tyre tregtare ndërkombëtare.

Komunikata e fundit për shtyp

09.06.2026

NLB Banka shpërblehet nga BERZH si “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” për vitin 2025

NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetj...

Lexo më shumë
19.01.2026

NLB Banka dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet NLB Bankës dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të formalizimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet sektorit bankar dhe atij akademik, si dhe mbështetjes së zhvillim...

Lexo më shumë