Kalo te përmbajtja

Hap llogari bankare 100% online me NLB, direkt nga telefoni

Të bëhesh klient i NLB-së tani është më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Përmes aplikacionit mobil NLB mKlik, klientët e rinj mund ta hapin llogarinë bankare 100% online, pa pasur nevojë të vizitojnë bankën.

Hap llogari bankare 100% online me NLB, direkt nga telefoni

Procesi i hapjes së llogarisë është krijuar për të ofruar një eksperiencë sa më të thjeshtë dhe digjitale. Klienti shkarkon aplikacionin NLB mKlik, ndjek hapat për hapjen e llogarisë, verifikon identitetin dhe përfundon aplikimin online.

 

Pas përfundimit të procesit, klienti ka qasje në llogarinë dhe kartelën digjitale, duke i pasur shërbimet kryesore bankare në dispozicion direkt nga telefoni.

1 vit falas për llogaritë e hapura online

Në kuadër të kampanjës aktuale, klientët që hapin llogarinë online deri më 31 dhjetor 2026 përfitojnë 1 vit falas.

 

Oferta përfshin llogarinë rrjedhëse, llogarinë e kursimit, kartelën digjitale, SMS Top Up dhe NLB mKlik Mobile Banking, duke u mundësuar klientëve t’i menaxhojnë financat e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe digjitale.

Tërheqje në ATM pa pagesë deri në fund të vitit

Një tjetër përfitim i kampanjës janë tërheqjet e parave në ATM pa pagesë deri më 31 dhjetor 2026, duke e bërë përdorimin e shërbimeve bankare edhe më praktik.

 

Me mundësinë e hapjes së llogarisë 100% online, nuk është më e nevojshme që klientët ta përshtatin ditën e tyre për një vizitë në bankë. Procesi mund të fillojë dhe të përfundojë nga telefoni, kudo që ndodhen

Shkarko NLB mKlik, hape llogarinë 100% online dhe bëhu klient i NLB-së direkt nga telefoni.

Thjesht. Shpejt. 100% online.

Për më shumë informata rreth hapjes së llogarisë dhe kushteve të kampanjës, vizito faqen më poshtë:

Komunikata e fundit për shtyp

04.09.2026

Boryana Ivanova Mustafa i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë si CFO

Boryana Ivanova Mustafa i është bashkuar Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë në pozitën e Zyrtares Kryesore Financiare (CFO), pas pajisjes me licencën e nevojshme nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës....

Lexo më shumë
09.06.2026

NLB Banka shpërblehet nga BERZH si “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” për vitin 2025

NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetj...

Lexo më shumë
19.01.2026

NLB Banka dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet NLB Bankës dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të formalizimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet sektorit bankar dhe atij akademik, si dhe mbështetjes së zhvillim...

Lexo më shumë