Kalo te përmbajtja

Boryana Ivanova Mustafa i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë si CFO

Boryana Ivanova Mustafa i është bashkuar Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë në pozitën e Zyrtares Kryesore Financiare (CFO), pas pajisjes me licencën e nevojshme nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 1 shtator – Boryana Ivanova Mustafa i është bashkuar Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë në pozitën e Zyrtares Kryesore Financiare (CFO), pas pajisjes me licencën e nevojshme nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

 

Me këtë emërim, Bordi Udhëheqës i NLB Banka Prishtinë numëron pesë anëtarë, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të bankës, kompleksitetin në rritje të operacioneve dhe orientimin e saj të qartë drejt zhvillimit afatgjatë.

 

Boryana Ivanova Mustafa sjell një përvojë të pasur profesionale dhe njohuri të thella në sektorin bankar. Gjatë shtatë viteve të fundit, ajo ka ushtruar funksionin e Koordinatores së Çështjeve Financiare në nivel të Grupit NLB, ku ka kontribuar në forcimin e kornizës së menaxhimit financiar, avancimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive organizative dhe mbështetjen e iniciativave strategjike të Grupit.

 

Para këtij angazhimi, ajo ka udhëhequr Divizionin e Thesarit dhe Pagesave në NLB Banka Prishtinë, duke luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e aktiviteteve të thesarit, zhvillimin e sistemeve të pagesave dhe përforcimin e stabilitetit financiar dhe efikasitetit operativ të bankës.

 

Emërimi i saj dëshmon përkushtimin e NLB Grupit ndaj zhvillimit dhe promovimit të talenteve të brendshme, si dhe ndaj fuqizimit të strukturave drejtuese për të mbështetur ambiciet strategjike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bankës.

 

NLB Banka Prishtinë i uron Boryanës suksese në detyrën e re dhe është e bindur se ekspertiza dhe përvoja e saj do të kontribuojnë në realizimin e objektivave strategjike dhe suksesin e mëtejshëm të bankës.

Komunikata e fundit për shtyp

09.06.2026

NLB Banka shpërblehet nga BERZH si “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” për vitin 2025

NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetj...

Lexo më shumë
19.01.2026

NLB Banka dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet NLB Bankës dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të formalizimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet sektorit bankar dhe atij akademik, si dhe mbështetjes së zhvillim...

Lexo më shumë