Kalo te përmbajtja

NLB Banka prezanton një mënyrë të re për tërheqje të parave pa kontakt në bankomat

Zhvillimet e vazhdueshme që ndodhin në teknologji ndikojnë drejtëpërdrejtë në mënyrën tonë të jetesës dhe prioritet i yni është ofrimi i inovacioneve të fundit për klientët tanë. Prandaj, me krenari prezantojmë një mënyrë të re për të tërhequr para të gatshme nga bankomatët, vetëm duke afruar kartelën pa kontakt.

 

Bankomati pa kontakt është dizajnuar për të ofruar një përvojë të thjeshtë dhe të sigurt për klientët, duke i lejuar ata të tërheqin para të gatshme lehtë, shpejtë dhe në mënyrë të sigurtë. Ai përdor teknologjinë e fundit dhe veçoritë e avancuara të sigurisë në mënyrë që transaksionet e klientëve të jenë të sigurta dhe të mbrojtura.

 

Blaž Brodnjak, Kryetar i Bordit Menaxhues në NLB d.d., i cili është promovues i përdorimit të bankomatit pa kontakt si e ardhmja e tërheqjes së parave, realizoi transaksionin e parë në Prishtinë. Kjo teknologji inovative ka fuqinë të ndryshojë mënyrën se si klientët ndërveprojnë me bankomatë, duke ofruar një zgjidhje të sigurt, të shpejtë dhe të përshtatshme me botën tonë gjithnjë e më digjitale.

 

Ky është shembulli i fundit i përkushtimit të Bankës ndaj digjitalizimit dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen t’u ofrojmë klientëve tanë produkte dhe shërbime të avancuara.

Komunikata e fundit për shtyp

17.11.2025

NLB Banka dhe FKGK zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares së Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra – GROW

NLB Banka në partneritet me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshjen e re për zgjerimin e skemës garantuese “Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra – GROW”, duke ofruar kushte dukshëm më të favorshme për biznes...

Lexo më shumë
03.11.2025

NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër

NLB Banka, në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka siguruar një paketë financimi prej 20 milionë eurosh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë në rrugë...

Lexo më shumë
08.05.2025

Gem Maloku emërohet zyrtarisht Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka

Gem Maloku emërohet zyrtarisht Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka...

Lexo më shumë