Kalo te përmbajtja

Gem Maloku emërohet Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Bordit Udhëheqës të NLB Bankës në Prishtinë

24 korrik 2024 – Gazmend Kadriu ka informuar Bordin e Drejtorëve të NLB Bankës në Prishtinë për dorëheqjen e tij nga pozita e Kryetarit të Bordit Udhëheqës, për shkak të arsyeve personale. Banka respekton vendimin e tij dhe falënderon z. Kadriu për kontributin e tij dhe udhëheqjen e shkëlqyer të Bankës që nga prilli 2023. Nën udhëheqjen e tij, NLB Banka Prishtina arriti rezultate të shkëlqyera në biznes.

 

Pas dorëheqjes së Z. Kadriu, Bordi i Drejtorëve i NLB Bankës në Prishtinë emëroi në seancën e sotme Gem Malokun si Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Bordit Udhëheqës. Gem Maloku merr pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Bordit të Udhëheqës të NLB Bankës duke filluar nga 1 gushti 2024. Prioritetet kryesore të z. Maloku do të jenë sigurimi i vazhdimësisë së stabilitetit dhe funksionimit të mirë të bankës. Bordi Drejtorëve, së bashku me Gem Malokun dhe Bordin e Udhëheqës, do të përpiqen të zgjerojnë Bordin e Udhëheqës sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ofruar një strukturë sa më të përshtatshme të Bordit të Udhëheqës.

 

Gem Maloku nisi karrierën e tij te Deloitte dhe më pas u bë auditor i lartë. Në vitin 2008 u bë Drejtor i Departamentit të Riskut në NLB Banka Prishtinë dhe u promovua në vitin 2014 si Asistent i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Riskun. Në vitin 2020, Gemi u emërua në Bordin Udhëheqës dhe shërbeu si Zyrtar Kryesor për Financa (CFO) i bankës. Ai u rizgjodh në vitin 2024 si Zyrtar Kryesor për Financa (CFO) dhe mori përsipër edhe funksionin e Zyrtarit Kryesor të Marketingut (CMO) për biznesin e Retail, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e Bankës. Ai ka një diplomë EMBA nga “School of Management” në Bled të Sllovenisë, kualifikim ACCA në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një diplomë BA nga Kolegji Iliria në Prishtinë, Kosovë. Ai është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

 

"Jam i nderuar që jam emëruar Ushtrues i Detyrës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë. Pranoj këtë rol me mirënjohje dhe premtim që do të investoj të gjitha përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të Bankës, që të mbetet e suksesshme si në vitet e kaluara.”, tha Gem Maloku pas emërimit.

Komunikata e fundit për shtyp

05.10.2026

Hap llogari bankare 100% online me NLB, direkt nga telefoni

Të bëhesh klient i NLB-së tani është më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Përmes aplikacionit mobil NLB mKlik, klientët e rinj mund ta hapin llogarinë bankare 100% online, pa pasur nevojë të vizitojnë bankën....

Lexo më shumë
04.09.2026

Boryana Ivanova Mustafa i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë si CFO

Boryana Ivanova Mustafa i është bashkuar Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë në pozitën e Zyrtares Kryesore Financiare (CFO), pas pajisjes me licencën e nevojshme nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës....

Lexo më shumë
09.06.2026

NLB Banka shpërblehet nga BERZH si “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” për vitin 2025

NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetj...

Lexo më shumë