Kalo te përmbajtja

Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Autori i fotografisë - Foto FENA

Natyra na kujtoi javën e kaluar edhe një herë forcën e saj të pakufishme. Reshjet e dendura të shiut në Bosnje dhe Hercegovinë shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe shkatërrime të mëdha, por gjithashtu morën shumë jetra njerëzish.

 

Për të mbështetur përpjekjet e sinqerta të shërbimeve të shpëtimit që po përpiqen të eliminojnë pasojat e shkatërrimit, Grupi NLB do të dhuroi një milion euro për zonat e prekura. Donacioni do t’u  drejtohet organizatave humanitare – Kryqit të Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe Pomozi.ba., duke siguruar kështu që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.

 

Të gjitha bankat nga tregjet ku operon Grupi NLB, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova janë bashkuar për të ndihmuar duke dhuruar kështu shumën prej një million euro për Bosnje dhe Hercegovinë. »Kjo që ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë na ofron një mundësi për të treguar edhe një herë se si, kur ditët bëhen më të errëta, ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Dhe për të vërtetuar se vullneti, zemra dhe solidariteti njerëzor janë më të forta se forca e pathyeshme e natyrës” tha CEO i NLB, Blaž Brodnjak, gjatë njoftimit për donacionin e Grupit NLB.

 

Me këto lloje të aktiviteteve, Grupi NLB dëshmon se nuk është thjeshtë një bankë, por një nga shtyllat kryesore, sistematike të shoqërive dhe ekonomive në rajon, dhe një grup që përveç potencialit, njeh edhe vështirësitë, ofron mbështetje kur nevojitet dhe në këtë mënyrë krijon gjurmë më të mira.

Komunikata e fundit për shtyp

05.10.2026

Hap llogari bankare 100% online me NLB, direkt nga telefoni

Të bëhesh klient i NLB-së tani është më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Përmes aplikacionit mobil NLB mKlik, klientët e rinj mund ta hapin llogarinë bankare 100% online, pa pasur nevojë të vizitojnë bankën....

Lexo më shumë
04.09.2026

Boryana Ivanova Mustafa i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë si CFO

Boryana Ivanova Mustafa i është bashkuar Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë në pozitën e Zyrtares Kryesore Financiare (CFO), pas pajisjes me licencën e nevojshme nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës....

Lexo më shumë
09.06.2026

NLB Banka shpërblehet nga BERZH si “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” për vitin 2025

NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetj...

Lexo më shumë