Fituesit rajonalë të këtij viti të projektit Korniza e Mbështetjes nga Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.
Në Ditën e Investitorëve të NLB, u shpallën edhe tre fituesit rajonal të sezonit të katërt të projektit Korniza e Mbështetjes. Këtë sezon, ne po kërkonim kompani dhe projekte inovative që përmirësojnë dhe pasurojnë shoqërinë tonë dhe projekte që zgjidhin sfida të tilla si përdorimi i tepërt i teknologjive digjitale i të rinjëve, dhuna e bashkëmoshatarëve, shkeljet e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe varfëria.
Kemi pranuar 272 aplikacione nga të gjitha tregjet ku operon Grupi NLB, pra nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Juritë e nivelit të parë në tregjet individuale fillimisht zgjodhën 55 finalistë, dhe në mesin e tyre u zgjodhën 3 fitues rajonal nga juria ndërkombëtare.
Fituesi rajonal i Kornizës së Mbështetjes së këtij viti është aplikacioni Krožnik nga Sllovenia, i cili lidh konsumatorët me restorantet, kafenetë dhe furrat e bukës për të zgjidhur çështjen e ushqimit të shpërdoruar. Vendin e dytë e ka fituar kompania Inclusio nga Serbia, e cila ka zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta. Vendi i tretë shkoi për agjencinë digjitale malazeze Alicorn, me Zuno Games Solution, platformë që përdor fuqinë e lojërave për të motivuar studentët dhe për t'i inkurajuar ata të mësojnë në mënyrë aktive përmes argëtimit.
Urime të gjithë garuesve dhe mbi të gjitha finalistëve dhe fituesve. Jemi krenarë që vendosët të merrni pjesë në projektin NLB Korniza e Mbështetjes, dhe jemi të lumtur dhe mirënjohës që po krijoni gjurmë më të mira në Evropën Juglindore.