Kalo te përmbajtja

NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër

NLB Banka, në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka siguruar një paketë financimi prej 20 milionë eurosh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt digjitalizimit, automatizimit dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Ky financim përbëhet nga dy komponentë kryesorë:

  • 15 milionë euro për kreditim të NVM-ve, me fokus në investime të gjelbra si energjia e ripërtërishme, efikasiteti energjetik dhe projekte që përputhen me qasjen e BERZH-it për Tranzicionin e Ekonomisë së Gjelbër (GET).
  • 5 milionë euro në kuadër të Programit “Go Digital”, për të mbështetur digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve të biznesit, si dhe përdorimin e teknologjive të gjelbra.

Bizneset përfitojnë jo vetëm nga kreditimi, por edhe nga stimuj në formë të granteve deri në 10% të shumës së kredive, si dhe nga asistenca teknike e kanalizuar përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Një fokus i veçantë i programit është mbështetja për gratë sipërmarrëse, duke promovuar qasje të barabartë në financim dhe rritje të konkurrueshmërisë.

 

“Ky partneritet me BERZH-in shënon një tjetër moment historik në përkushtimin tonë për avancimin e rritjes ekonomike dhe reziliencës së Kosovës. Përmes kësaj pakete financimi, ne i fuqizojmë bizneset lokale që të përqafojnë inovacionin, transformimin digjital dhe qëndrueshmërinë.” tha Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

 

Sergiy Maslichenko, Udhëheqësi i BERZH-it për Kosovën, u shpreh se: “Bizneset e vogla janë shtylla e ekonomisë së Kosovës, dhe mbështetja e rritjes, konkurrueshmërisë dhe digjitalizimit të tyre është thelbi i misionit tonë. Kjo paketë financimi me NLB Banka do t’u ndihmojë bizneseve lokale të investojnë për inovacion, qëndrueshmëri dhe teknologji të gjelbra, duke siguruar gjithashtu që ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë të kenë qasje më të madhe në financim”.

 

Si pjesë e NLB Group, me prezencë në mbarë Ballkanin Perëndimor, NLB Banka mbetet e përkushtuar në mbështetjen e ndërmarrjeve vendore përmes zgjidhjeve financiare që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër të Kosovës. 

Komunikata e fundit për shtyp

03.11.2025

NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër

NLB Banka, në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka siguruar një paketë financimi prej 20 milionë eurosh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë në rrugë...

Lexo më shumë
08.05.2025

Gem Maloku emërohet zyrtarisht Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka

Gem Maloku emërohet zyrtarisht Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka...

Lexo më shumë