Kalo te përmbajtja

NLB Banka dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet NLB Bankës dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të formalizimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet sektorit bankar dhe atij akademik, si dhe mbështetjes së zhvillimit profesional dhe akademik të studentëve.

Kjo marrëveshje krijon një kornizë bashkëpunimi për iniciativa të përbashkëta në fushën e edukimit, zhvillimit të aftësive profesionale dhe shkëmbimit të ekspertizës, duke ofruar mundësi konkrete për angazhim praktik të studentëve, pjesëmarrje në aktivitete akademike dhe profesionale, si dhe bashkëpunim në projekte me interes të përbashkët në fushën e bankave dhe financave. Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve tashmë ka nisur me organizimin e Hackathon të përbashkët, si një nga aktivitetet e para konkrete në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

 

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, z. Gem Maloku, dhe Dekanit të Fakultetit Ekonomik, z. Driton Balaj.

 

Me këtë rast, z. Gem Maloku, theksoi: “NLB Banka është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë dhe përgatitjen profesionale të të rinjve. Ky bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetin Ekonomik është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së njohurive akademike me praktikën bankare.”

 

Nga ana tjetër, Dekani i Fakultetit Ekonomik, z. Driton Balaj, vlerësoi lartë këtë bashkëpunim, duke theksuar se kjo krijon mundësi të reja për studentët dhe forcon lidhjen ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit financiar.

 

Kjo marrëveshje dëshmon angazhimin e përbashkët të NLB Bankës dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës për ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe të qëndrueshme në funksion të zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Komunikata e fundit për shtyp

09.06.2026

NLB Banka shpërblehet nga BERZH si “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” për vitin 2025

NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetj...

Lexo më shumë