Kalo te përmbajtja

Njoftim për SMS mashtruese

Kujdes nga SMS mashtrues, mos klikoni në linqe dhe mos ndani të dhënat bankare.

NLB Banka njofton klientët se kohët e fundit janë identifikuar SMS mashtruese që keqpërdorin emrin e bankës, me qëllim të mashtrimit dhe marrjes së të dhënave personale ose të dhënave për qasje në llogari.

Këto mesazhe zakonisht përmbajnë linqe të rreme dhe kërkojnë që klientët të ndërmarrin veprime urgjente. Ju rikujtojmë se NLB Banka nuk kërkon kurrë përmes SMS-it fjalëkalime, kode njëpërdorimëshe (OTP) apo informacione të ndjeshme bankare.

Rekomandime për sigurinë tuaj:

  • Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos hapni mesazhe nga burime të panjohura
  • Qasuni në shërbimet bankare vetëm përmes kanaleve zyrtare të NLB Banka
  • Mos ndani kode njëpërdorimëshe (OTP), fjalëkalime apo të dhëna bankare përmes SMS-it ose platformave të tjera jozyrtare
  • Njoftoni menjëherë NLB Banka për çdo mesazh ose komunikim të dyshimtë

📌 Për më shumë informacione rreth sigurisë digjitale, ju ftojmë të vizitoni faqen:

https://www.nlb-kos.com/sq/klientet-individual/ndihma-dhe-veglat/siguria

Siguria e klientëve tanë është prioritet i përhershëm i NLB Banka.

 

Komunikata e fundit për shtyp

22.09.2026

Investimet në Efiçiencë Energjetike për Shtëpi

FTESË PËR PJESËMARRJE NË WEBINAR...

Lexo më shumë
17.09.2026

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School...

Lexo më shumë
14.09.2026

Fituesi i lojës shpërblyese "Apliko për Kartelë Kreditore dhe fito iPhone 17!

Lexo më shumë