Phishing është një mashtrim online ku mashtruesit përpiqen të marrin informacionin tuaj personal, si p.sh: fjalëkalimet, numrat e kartelave bankare ose informacione të tjera të ndjeshme.
Lexo më shumëVishing është metodë e mashtruesve kibernetikë ku përmes thirrjeve të rreme duan të fitojnë qasje nga distanca në pajisjet tuaja. Mashtruesit mund t'ju telefonojnë dhe të përpiqen t'ju bindin se keni probleme me llogarinë tuaj bankare ose bankën online. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë qasje në pajisjet tuaja, si një kompjuter ose telefon, dhe pastaj të marrin kontrollin e llogarive tuaja.
Lexo më shumëPërdorimi i pajisjeve digjitale si telefon, tablet e kompjuter është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Këto pajisje përmbajnë shumë informacione e të dhëna personale. Prandaj, është e rëndësishme që pajisjet tuaja t’i mbroni nga qasja e personave të paautorizuar ose nga programe të rrezikshme.
Lexo më shumëMe rritjen e përdorimit të shërbimeve digjitale janë rritur edhe keqpërdorimet dhe mashtrimet online. Për informata më të detajuara klikoni në butonin e poshtëshënuar.
Lexo më shumëMos ndani informata personale si fjalëkalime apo kode sigurie, dhe instaloni vetëm aplikacione nga burime zyrtare. Kontrolloni me kujdes e-mailet dhe klikoni vetëm mbi lidhje të verifikuara. Monitoroni bilancin e llogarisë, aktivizoni njoftimet SMS/push dhe përdorni softuer të licencuar. Shmangni ofertat që duken shumë të mira për të qenë të vërteta.
Lexo më shumëMenaxheri i të dhënave tuaja personale është NLB Banka SH.A., Rr. Ukshin Hoti, Nr. 124, Prishtinë (në tekstin e mëtejmë NLB). Në NLB, zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale (Data Protection Officer) mund të kontaktohet në adresën e emailit: dpoprishtina@nlb-kos.com ose me postë të rregullt NLB Banka SH.A., Sektori për Pajtueshmëri dhe Integritet, Rr. Ukshin Hoti, Nr. 124, Prishtinë, 10000, Kosovë.
Lexo më shumëKur përdorim aplikacionet bankare, ne përpunojmë të dhënat që i keni dhënë bankës kur aplikacioni është aktivizuar, si dhe të dhënat personale që përpunojmë gjatë ofrimit të shërbimeve bankare.
Lexo më shumëTë dhënat tuaja personale përpunohen nga përpunuesit tanë të kontraktuar, përkatësisht ofruesi i jashtëm Group IB (i cili përpunon të dhëna në lidhje me pajisjen dhe rrethanat teknike të përdorimit të aplikacionit), ofruesi i pagesës operacionale (Bankart), ofruesit e shërbimeve të IT dhe ofruesit e shërbimeve të arkivimit. Ne kemi lidhur kontrata të përshtatshme për përpunimin e të dhënave personale me të gjithë përpunuesit, të cilat janë në përputhje me standardet e mbrojtjes së të dhënave personale, siç përcaktohen me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe aktet e brendshme të NLB Banka.
Lexo më shumëNe do t'i ruajmë të dhënat tuaja personale për një vit. Të dhënat për identifikuesin e përdoruesit, pajisjen dhe paralajmërimet me rrezik të lartë mbahen për kohëzgjatjen e kontratës së lidhur me ofruesin e palës së tretë Group IB.
Lexo më shumëSeznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.