Kalo te përmbajtja

Kredi Biznesi Deri në 50,000€

Investoni deri në 50,000€ pa hipotekë për blerjen e pajisjeve, makinerive, ose kapitalit qarkullues dhe fuqizoni zhvillimin e biznesit tuaj.

Kushte të favorshme

Përfitimet e Kredisë së Biznesit Deri në 50,000€

Pa Hipotekë
Deri në 50,000€
Aprovim i Shpejtë
Procesim i thjeshtuar dhe përgjigje e shpejtë
Norma të Favorshme Interesi
Kosto të ulëta dhe kushte preferenciale
Afat Fleksibil Pagese
Strukturë që përshtatet me rrjedhën e biznesit tuaj
Financim për Rritje
Për pajisje, makineri, apo investime strategjike
Mbështetje e Personalizuar
Konsulencë profesionale sipas nevojave të biznesit tuaj

A ke një plan për të investuar? Ne kemi financimin!

Qoftë për pajisje të reja, zgjerim të kapaciteteve apo ristrukturim – kjo kredi është krijuar për biznesin tënd. Pa hipotekë, me norma të favorshme, dhe afate të përshtatshme.

Investo sot, rritu nesër!

<p>Na vizitoni!</p>
Konsulencë personale

Na vizitoni!

Konsultohuni me këshilltarët tanë dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

<p>Kërkoni një telefonatë nga ne!</p>
Ju kontaktojmë ne

Kërkoni një telefonatë nga ne!

Lini të dhënat tuaja dhe ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt.

<p>Aplikoni online për kredi biznesi</p>
Kredi për biznese

Aplikoni online për kredi biznesi

Financim për çdo fazë të zhvillimit të biznesit tuaj.

Për më shumë info na telefononi në 038 240 230 100, na shkruani në qendrakontaktuese@nlb-kos.com ose vizitoni një nga degët tona më të afërta.

Pyetjet Më të Shpeshta
NLB Banka ju ofron përgjigje për çdo paqartësi që mund të keni.

Kush mund të aplikojë?
Banorët e Republikës së Kosovës me biznes aktiv të regjistruar së paku 6 muaj, që gjeneron të hyra dhe ka histori të mirë kreditore.

 

Çfarë dokumentesh kërkohen?

  • Kopje të regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmim
  • Plani i biznesit (projekt investiv), faturat, para-kontratat, etj
  • Pasqyrat financiare vjetore
  • Bashkëhuamarrës, garantues, peng (varësisht nga rasti)
  • Dokumente tjera sipas nevojës

Sa është shuma maksimale dhe afati?
Deri në 50,000 €, me afat deri në 36 muaj për mjete qarkulluese, deri në 120 muaj për investive, dhe deri në 12 muaj për mbitërheqje/linja kreditore.

 

Çfarë kolaterali kërkohet?

Pa hipotekë deri në 50,000 € (afati deri në 60 muaj); mbi 60 muaj kërkohet hipotekë.

 

Si funksionon mbulimi me pengje?

  • Deri 12 muaj: mbulim 120%
  • Deri 36 muaj: mbulim 150%
  • 37–60 muaj: mbulim 180%

 

A nevojiten garantues ose bashkëhuamarrës?
Po, varësisht nga profili i klientit.