Llogaritë dhe Pakot
Zgjidhje e personalizuar
Më shumë se bankë!
Përmes pakos për gratë në biznes, je pjesë e një rrjeti të fuqishëm mbështetjeje – ku ndahen njohuri, përvoja dhe motivim për të ecur para.
NLB Banka me krenari mbështet Kodin për Financimin e Grave Sipërmarrëse (në vijim “WE Finance Code” ose Kodi), një iniciativë globale e cila synon të mbyllë boshllëqet në financim dhe të largojë barrierat për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të zotëruara ose të udhëhequra nga gratë.
Kush mund të aplikojë për këtë pako?
Pakoja është e dedikuar për gratë që janë pronare apo bashkëpronare të bizneseve të regjistruara në Kosovë.
Si mund të përfitoj nga workshop-et dhe eventet?
Pas aktivizimit të pakos, do të pranoni ftesa dhe informacione për çdo aktivitet përmes emailit ose këshilltarit tuaj bankar.
A ka ndonjë tarifë mujore për këtë pako?
Po, tarifa e mirëmbajtjes është e ulët dhe përfshin të gjitha shërbimet e pakos në një çmim të vetëm.
Çfarë përfshin kartela Visa Business?
Kartela ofron mirëmbajtje falas për vitin e parë, blerje të sigurta, qasje online dhe përfitime të tjera të përshtatura për biznese.
A mund ta kombinoj këtë pako me produkte të tjera të NLB-së?
Po, pakoja është plotësisht e kombinueshme me produkte të tjera si kredi afariste, overdraft, apo e-banking.