Llogaritë dhe Pakot
Garanci deri në 70%
Shuma minimale
Ekspozimi kreditor
Afati i kredisë
Shuma maksimale
Ekspozimi i garancisë
Investime në efiçiencë energjetike dhe energji të ripërtëritshme
Si mundet GROW t’i ndihmojë biznesit tuaj?
GROW ju ndihmon të kuptoni mundësitë për investime në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë, në mënyrë që t’i ulni kostot tuaja të energjisë dhe të rritni biznesin tuaj në mënyrë të qëndrueshme.
Cilat janë kostot mesatare të instalimeve solare fotovoltaike?
Kostoja mesatare e instalimit të instalimeve solare fotovoltaike është 700EUR/kW (çmimi aktual varion në varësi të shumë faktorëve: kapaciteti, cilësia e produktit, lloji i instalimit solar FV etj.).
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares GROW, ju lutem klikoni në këtë vegëz:
Cilat biznese bujqësore kualifikohen?
Bizneset që kualifikohen për Dritaren GROW janë ato që investojnë në efiçiencë energjetike ose energji të ripërtëritshme.
Cilat ndërmarrje NMVM përfitojnë?
Biznese prodhuese, Biznese bujqësore, Biznese shërbimi dhe Ndërmarrje të vogla që duan të reduktojnë faturat e energjisë përmes investimeve të gjelbra.
A kërkohet pronësi private?
Po, NMVM-të nuk duhet të kenë pronësi qeveritare gjatë mbulimit.