Llogaritë dhe Pakot
Aplikacion i telefonit mobil Android që pranon transaksione pa kontakt (VISA dhe Mastercard) me ose pa PIN.
Lexo më shumëPo, për të përdorur aplikacionin NLB Smart POS kërkohet kyqje në internet (wi-fi, GPRS...).
Lexo më shumëParakusht për përdorimin e NLB Smart POS është lidhja e Marrëveshjes me bankën.
Lexo më shumëBankës do t'i duhet adresa juaj e emailit, ku do t'ju dërgojë emrin e përdoruesit dhe numrin tuaj të telefonit, ku do të merrni kodin e njëhershëm të aktivizimit nëpërmjet SMS mesazhit. Të dyja do t'i merrni brenda pak ditësh pas nënshkrimit të kontratës me bankën.
Lexo më shumëPo, mund të keni të instaluar vetëm një aplikacion NLB Smart POS në secilën pajisje, që përfaqëson një terminal SoftPOS.
Lexo më shumëNuk është e nevojshme. Ju mund të keni një adresë emaili dhe një numër telefoni për të gjitha pajisjet mobile në të cilat mund të merrni informacionin e regjistrimit.
Lexo më shumëPas lidhjes së kontratës me bankën, procesi është i shpejtë dhe i thjeshtë.
Lexo më shumëNLB Smart POS nuk kërkon ndonjë qasje të veçantë në funksionet në pajisjen tuaj mobil.
Lexo më shumëKartelat e pagesave VISA dhe Mastercard pranohen në të njëjtën mënyrë si në terminalet konvencionale POS, përveç që NLB Smart POS është gjithmonë pa kontakt.
Lexo më shumëJu e vendosni shumën e transaksionit përmes tastierës së telefonit tuaj gjatë procesit të pagesës në aplikacionin NLB Smart POS.
Lexo më shumëMbajtësi i kartelës shtyp kodin PIN përmes tastierës së telefonit tuaj në aplikacionin NLB Smart POS. Të njëjtat kushte, siguria dhe kërkesa zbatohen për shtypjen e një PIN-i si në një terminal të rregullt POS.
Lexo më shumëMbajtësi i kartelës mund të marrë konfirmimin e blerjes me mesazh SMS, në një e-mail, nëpërmjet aplikacionit Viber ose Whatsup ose në çdo aplikacion tjetër që lejon pajisja juaj dhe për të cilin mbajtësi i kartelës ju jep informacionin e kontaktit. NLB Smart POS nuk mundëson fatura të printuara në letër.
Lexo më shumëLista e të gjitha transaksioneve të kryera gjendet në menynë Qarkullimi në aplikacionin NLB Smart POS. Të gjitha transaksionet e kryera në 3 muajt e fundit janë të ruajtura.
Lexo më shumëPërmes aplikacionit NLB Smart POS, mund të kryhet transaksioni SHITJE, SHITJE me PIN dhe STORNO të një transaksioni të kryer me sukses.
Lexo më shumëFjalëkalimi ose PIN kodi mund të ndryshohet në menynë Parametrat në aplikacionin NLB Smart POS.
Lexo më shumëNë faqen kryesore për futjen e fjalëkalimit/PIN-it për t'u identifikuar në aplikacion, disponohet opsioni PIN i harruar.
Lexo më shumëNë skenarin e ndryshimit të telefonit, përdoruesi duhet të telefonojë në numrin e Qendrës Kontaktuese 038 744 100, ku me kërkesë të përdoruesit, pas identifikimit, do të rifillojë procesi i krijimit të një kodi të ri aktivizimi për një përdorues ekzistues NLB Smart POS.
Lexo më shumëPërdorimi i aplikacionit NLB Smart POS është i sigurt. Informacioni i kartelës nuk ruhet në pajisjen tuaj, por transmetohet vetëm në momentin e transaksionit të pagesës. Gjithashtu, operatorët e telefonisë mobile nuk marrin informacion për pagesat apo kartelat e pagesave.
Lexo më shumëAshtu si me terminalet konvencionale POS, është e nevojshme të njoftohet banka, të shkëputet kontrata dhe të fshihet aplikacioni NLB Smart POS nga pajisja. Banka do të çaktivizojë numrin tuaj të terminalit digjital NLB Smart POS.
Lexo më shumëSeznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.