Llogaritë dhe Pakot
Vetëm 3,99€ në muaj
Shërbime themelore, kosto minimale
Pakoja Bazike për Mikro-Biznese përfshin llogarinë rrjedhëse, Visa Debit Business, shërbimet e-Klik & m-Klik, pagesa POS, dhe qasje digjitale — gjithçka që ju duhet për operacione të përditshme pa tarifa të larta.
Sepse ju do të përfitoni llogari me mirëmbajtje me kosto minimale, transfere pa tarifë brenda bankës, qasje të lirë në E-Banking & M-Banking, kartelë debiti pa komision, njoftime SMS për çdo pranim ndërkombëtar, dhe mundësi pagesash 24/7 përmes NLB Pay.
Kush mund të aplikoj?
Mikro-bizneset me qarkullim vjetor deri në 50,000 €, të regjistruara në Kosovë.
Sa kohë zgjat hapja e llogarisë?
Vetëm 1 ditë pune – me dokumentacion minimal.
A ka komision për Debit-Kartelën?
Jo, lëshimi, mirëmbajtja, dhe rilëshimi pas skadimit janë falas.
Çfarë dokumentesh duhen?
Kopje e regjistrimit të biznesit, letërnjoftim i përfaqësuesit, dhe kontratë me operatorin publik (p.sh. KEDS).
Si bëhen pagesat për shërbime publike?
Përmes E-banking ose Debitim Direkt – pa komision.
Si marr njoftime për transaksionet?
SMS njoftime automatike për çdo transfer hyrës ndërkombëtar.