Llogaritë dhe Pakot
Ofron mbështetje financiare për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që duan të investojnë në asete fikse ose kapital qarkullues në Kosovë, duke përfituar nga garanci shtetërore dhe kushte të përshtatura për nevojat e tyre.
Të bashkuar për një të ardhme më të mirë
Me ndihmën e NLB Bankës dhe Garancisë nga Fondi Kosovar, investimi juaj kthehet në rritje të qëndrueshme për Kosovën. Kjo dritare financimi është një urë mes suksesit tuaj personal dhe zhvillimit kombëtar.
Dritarja për Investime të Diasporës ka për qëllim të mbështes investimet në ndërmarrësi private të themeluara nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të tjera.
Kriteri | Përshkrimi |
Origjina | Në pronësi private të themeluar nga investitori qe gëzon statusin e investitorit nga diaspora. |
Përvoja jashtë Kosovës | Ndërmarrje e themeluar nga diaspora që kanë përvojë pune jo më të gjatë se 36 muaj. |
Qëllimi i kredisë | Investime të ndryshme afariste ( asete fikse, pajisje, kapital qarkullues) |
Biznesi | I regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Për më shumë informata ju lutemi që të klikoni linkun: https://arbk.rks-gov.net/ |