Kalo te përmbajtja

Kartela Deponuese

Kartelë e dedikuar për deponime të shpejta dhe të sigurta të pazareve ditore përmes bankomatëve të NLB Banka – pa pritje në sportel dhe pa provizion.

Deponim i menjëhershëm

Çfarë ofron Kartela Deponuese?

Autorizim i Agjentëve
Biznesi juaj cakton agjentët që deponojnë përmes kërkesës zyrtare
Deponim i Shpejtë
Realizoni deponime të pazareve ditore në pak minuta
Pa Radhë
Shmangni pritjet në sportel – depononi kurdo, pa vonesa
Kartelë pa Provizion
Deponimet bëhen pa asnjë kosto shtesë
Disponueshmëri 24/7
Depononi në çdo kohë që i përshtatet biznesit tuaj
Siguri dhe Transparencë
Çdo transaksion evidentohet menjëherë në llogarinë tuaj të biznesit

Nga arka te llogaria, në pak minuta!

Kur dita mbyllet, deponimi s’duhet të jetë pengesë. Kartela Deponuese i lejon agjentët tuaj të deponojnë pazaret e ditës në ATM në çdo orë – pa pritje, pa procedura. Të nesërmen, gjithçka është gati për biznesin të vazhdojë.

Pajisuni me Kartelën Deponuese dhe përshpejtoni qarkullimin ditor të biznesit tuaj!

<p>Na vizitoni!</p>
Konsulencë personale

Na vizitoni!

Konsultohuni me këshilltarët tanë dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

<p>Kërkoni një telefonatë nga ne!</p>
Ju kontaktojmë ne

Kërkoni një telefonatë nga ne!

Lini të dhënat tuaja dhe ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt.

Për më shumë info na telefononi në numrin 038 240 230 100, na shkruani në qendrakontaktuese@nlb-kos.com, ose vizitoni një nga degët tona më të afërta.

Pyetjet Më të Shpeshta
NLB Banka ju ofron përgjigje për çdo paqartësi që mund të keni.

Kush mund të pajiset me Kartelë Deponuese?

Vetëm agjentët e autorizuar nga bizneset mund të pajisen me Kartelë Deponuese. Autorizimi bëhet me kërkesë zyrtare nga biznesi në NLB Banka.

 

Si funksionon deponimi me këtë kartelë?

Agjenti fut kartelën në ATM Depozitor (bankomat) të NLB, ndjek hapat në ekran, fut shumën dhe paratë deponohen menjëherë në llogarinë e biznesit.

 

A ka ndonjë tarifë apo provizion?

Jo, përdorimi i Kartelës Deponuese për deponime në ATM është pa provizion apo tarifa të fshehura.