Llogaritë dhe Pakot
Norma preferenciale
Themel për Rritje Bujqësore
Kreditë për bujqësi i dedikohen fermerëve dhe bizneseve agrokulturore me aktivitet të regjistruar së paku 6 muaj. Ato sigurojnë fonde të personalizuara për prodhim, kultivim dhe përpunim, me histori kredie pozitive dhe profitabilitet.
Cilat janë qëllimet e miratuara?
Financim për mjete qarkulluese (farëra, pesticide, etj.), ndërtim, rindërtim ose renovim të objekteve bujqësore, blerje teknologjish, veglash dhe pajisjesh të specializuara.
Si përcaktohet shuma e kredisë?
Shuma përcaktohet plotësisht sipas kërkesës dhe nevojës së klientit.
Cili është afati maksimal i kthimit?
Afat deri në 36 muaj, me këste të rregullta dhe të pa–rregullta sipas sezonës bujqësore.
Cili është niveli i interesit?
Norma preferenciale interesi, me kushte të personalizuara dhe mbështetje profesionale.
Cilat dokumente regjistrimi duhet të dorëzohen?
Dokumentet e regjistrimit të biznesit dhe kopja e letërnjoftimit ose pasaportës së përfaqësuesit ligjor.
Çfarë të dhënash financiare kërkohen?
Pasqyrat financiare vjetore dhe çdo dokument tjetër financiar i nevojshëm.
A kërkohet kolateral?
Dokumentet valide të pengut ose hipotekës, sipas rastit.
A kërkohen plane investimi?
Po, plani investiv (projekt investiv) dhe dokumente të tjera sipas nevojës.