Llogaritë dhe Pakot
Deri në 36 muaj
Rrjedhë e qëndrueshme, biznes i qëndrueshëm
Kredia për kapital qarkullues siguron mjete për paga, furnizime dhe shpenzime të përditshme të biznesit – me shuma fleksibile, afate të përshtatshme dhe proces të shpejtë miratimi.
Sa është shuma e kredisë?
Shuma përcaktohet sipas kërkesës dhe nevojës së klientit.
Cili është afati maksimal i kthimit?
Afati i kredisë është deri në 36 muaj.
Si funksionon kthimi i kredisë?
Mund të paguhet me këste të rregullta ose të parregullta, sipas sezonës së biznesit.
A ka fleksibilitet në planifikimin e kësteve?
Po – struktura e kësteve përshtatet me ritmin financiar të aktivitetit tuaj.
Çfarë dokumentesh regjistrimi kërkohen?
Dokumentet e regjistrimit të biznesit dhe kopja e letërnjoftimit ose pasaportës së përfaqësuesit ligjor.
Çfarë të dhënash financiare duhen?
Pasqyrat e fundit financiare dhe çdo informacion tjetër financiar relevant.
A nevojitet kolateral?
Dokumentet valide të pengut ose hipotekës, sipas rastit.
A ka dokumente të tjera?
Faturat për furnizim me mallra dhe çdo dokument shtesë sipas nevojës.