Llogaritë dhe Pakot
Deri 300,000€
Partneritet Financiar për Zhvillim Afatgjatë
Me financim deri në 300,000€ dhe kushte të favorshme, NLB Banka ofron mbështetje konkrete për nevojat operative dhe zhvillimin strategjik të biznesit tuaj.
Kush mund të aplikojë për këtë kredi?
Parametrat e kualifikimit për bizneset.
A duhet të jem banor i Republikës së Kosovës?
Po, aplikuesit duhet të jenë rezidentë të Republikës së Kosovës.
Sa kohë duhet të jetë biznesi aktiv?
Biznesi duhet të jetë aktiv dhe i regjistruar së paku 6 muaj.
A duhet të kem histori të mirë kreditore?
Po, duhet të keni një rekord pagesash të rregullta dhe histori kredie pozitive.
A duhet biznesi të ketë të hyra të rregullta?
Po, biznesi duhet të gjenerojë të hyra dhe të jetë profitabil.
Çfarë dokumenti regjistrimi kërkohet?
Kopje e regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmimi.
A duhet plan biznesi?
Po, plani i biznesit (projekti investiv), faturat, para-kontratat etj.
Çfarë pasqyrash financiare duhet të dorëzoj?
Pasqyrat financiare vjetore ose raportet e fundit.
A kërkohen garantues ose pengje?
Po, bashkëhuamarrës, garantues ose pengje sipas rastit.