Llogaritë dhe Pakot
24/7
Gjithmonë i gatshëm për ju!
DropBox është gjithmonë i qasshëm – pa pritje, pa sportel dhe pa stres. Falë pajisjeve të sigurta dhe qasjes së pavarur, ju depononi kur të dëshironi dhe kurseni kohë për atë që ka më shumë rëndësi: biznesin tuaj.
DropBox ju mundëson të depononi 24/7, në mënyrë të sigurt, dhe pa pritje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me NLB Bankën, pajiseni me çelës individual, kartela për përdorim, formularë dhe qese të dedikuara për dorëzim të mjeteve.
DropBox është krijuar për biznese që kërkojnë fleksibilitet, siguri dhe efikasitet maksimal në menaxhimin e mjeteve monetare. Zgjidhni DropBox dhe lini pas pritjet, stresin dhe kufizimet.
Pajisje të mbrojtura, të vendosura në lokacione strategjike – për qetësinë tuaj mendore dhe operacione pa ndërprerje.
Asnjë pritje, asnjë sportel – depononi mjete kurdo gjatë ditës apo natës.
Me DropBox, fitoni kohë për të bërë më shumë – për klientët, partnerët dhe rritjen e biznesit tuaj.
Pajisjet janë të vendosura në ambiente të kontrolluara dhe të pajisura me teknologji të avancuar sigurie. Të gjitha deponimet janë të gjurmuara.
Vetëm personat e autorizuar nga kompania juaj, të pajisur me kartelë dhe çelës unik, mund të kryejnë deponime.
Po. DropBox është funksional 24 orë në ditë, 7 ditë në javë – pa kufizime kohore.