Llogaritë dhe Pakot
NLB Banka Kosovë me krenari mbështet Kodin për Financimin e Grave Sipërmarrëse (në vijim “WE Finance Code” ose Kodi), një iniciativë globale e cila synon të mbyllë boshllëqet në financim dhe të largojë barrierat për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të zotëruara ose të udhëhequra nga gratë. Si nënshkruese, NLB Banka angazhohet të bashkëpunojë me partnerët kombëtarë për të ofruar lidership, për të forcuar sistemet e të dhënave dhe për të ndërmarrë veprime konkrete që fuqizojnë gratë sipërmarrëse dhe avancojnë barazinë gjinore në sektorin financiar.
Si Nënshkruese e WE Finance Code, NLB Banka Kosovë angazhohet në sa vijon në kuadër të tre shtyllave kryesore të Kodit:
Angazhimet për Lidership
Angazhimet për të Dhënat
Angazhimet për Veprim
NLB Banka do të rishikojë produktet e saj të kredisë për të siguruar që ato adresojnë nevojat specifike të bizneseve të udhëhequra nga gratë.
Do të aplikohen kushte preferenciale për produkte të caktuara, duke u mbështetur në produktin e dedikuar për gratë të zhvilluar me BERZH-in.
NLB Banka do të dizajnojë dhe promovojë paketa llogarie për WMSMEs, duke përfshirë shërbime të bankingut digjital, tarifa më të ulëta mirëmbajtjeje dhe norma preferenciale të interesit për kredi.
NLB Banka do të përfshijë një seksion të dedikuar në Raportin Vjetor duke filluar nga viti 2026, i cili do të paraqesë të dhëna të disagreguara sipas gjinisë për punonjësit, klientët dhe portofolin. Raporti do të theksojë progresin në mbështetjen e grave sipërmarrëse dhe zbatimin e angazhimeve të Kodit WE Finance.
NLB Banka do të trajnojë stafin e shitjes për mundësitë e financimit për gratë sipërmarrëse dhe do të organizojë punëtori të dedikuara për NMVM-të e udhëhequra nga gratë.
Trajnimet do të mbulojnë aftësi si edukim financiar, planifikim strategjik, aftësi negocimi dhe formalizim biznesi, dhe do të lidhen me dritaret ekzistuese të financimit. Punëtori do të organizohen edhe për zyrtarët e kredive në bashkëpunim me BERZH-in.
Për të thelluar marrëdhënien me klientët, NLB Banka do të promovojë përdorimin e shumë produkteve financiare nga NMVM-të e udhëhequra nga gratë, përtej kredive—si llogaritë e depozitave, garancitë, kartelat e kreditit dhe shërbimet digjitale.
Progresi do të matet duke monitoruar numrin mesatar të produkteve të përdorura nga klientet gra çdo vit.
NLB Banka do të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët e saj dhe me koalicionin e gjerë, për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm dhe domethënës për gratë sipërmarrëse në Kosovë.