Kalo te përmbajtja

Cilat jane karakteristikat dhe përfitimet e shërbimit?

  • Pagesë më e shpejtë, më e thjeshtë dhe më e sigurtë.
  • Oferta juaj është e disponueshme për klientët tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë pa asnjë kufizim kohor për shitje.
  • Biznesi global - klientët mund të paguajnë me çdo kartelë bankare kudo në botë.
  • Mundësia e dhënies së zbritjeve për klientët që paguajnë me kartela të NLB Banka sh.a.
  • Mundësia e shitjes me këste për klientët që paguajnë me kartela të NLB Banka sh.a.
  • Blerja e sigurtë e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë suaj përmes faqes suaj në internet.
  • Monitorim më efikas i transaksioneve të realizuara.
  • Konsulencë dhe mbështetje teknike në të gjitha fazat e implementimit të shërbimit.
  • Ofrimi i ambientit për qëllime testimi përpara fillimit të tregtisë elektronike.
  • Disponueshmëri më e madhe e dyqanit në internet për klientë në krahasim me vendndodhjen fizike të pikave të shitjes.
  • Kosto më të ulëta të mbajtjes së një pike të shitjes në internet krahasuar me mënyrën tradicionale të të bërit biznes.

Pyetje të ngjashme

NLB E-Commerce është platforma më moderne për dyqanet online. Shisni online në mënyrë të sigurt dhe të lehtë!

Lexo më shumë

Shërbimi NLB E-Commerce garanton siguri shtesë përmes teknologjisë së implementuar 3D Secure (Mastercard ID Check dhe Visa Secure), një standard sigurie që mundëson vërtetimin e përdoruesve të kartelës kur paguajnë në pikën tuaj të shitjes në internet. Kjo nënkupton një shkallë shtesë mbrojtjeje për bizneset dhe klientët.

Lexo më shumë