Kalo te përmbajtja

Funksionalitet i avancuar i tregtisë elektronike

  • Card-on-file (tokenizimi i kartelës) – Përdoruesit e regjistruar në webfaqen/aplikacionin tuaj lejohen të ruajnë të dhënat e kartelës, kështu që nuk duhet të vendosin të dhënat e kartelës për blerjet/pagesat e mëvonshme nëse kanë zgjedhur më parë opsionin e ruajtjes së kartelës. Kjo redukton ndjeshëm kohën e nevojshme për realizim të blerjes dhe ndikon pozitivisht në përvojën e përdoruesit (pagesa me një klikim).
  • Pagesat e përsëritura (javore, mujore, vjetore...). Përdoruesi i regjistruar ka mundësinë të zgjedhë që me kartelën e tij herë pas here të realizoj pagesa në mënyrë atuomatike ndaj dyqanit online. Ky funksionalitet është jashtëzakonisht i përshtatshëm për të paguar faturat, tarifat e anëtarësimit dhe abonimet.
  • Mundësi pagese me këste për klientë që përdorin kartelat e NLB Banka sh.a.

Pyetje të ngjashme

NLB E-Commerce është platforma më moderne për dyqanet online. Shisni online në mënyrë të sigurt dhe të lehtë!

Lexo më shumë

Shërbimi NLB E-Commerce garanton siguri shtesë përmes teknologjisë së implementuar 3D Secure (Mastercard ID Check dhe Visa Secure), një standard sigurie që mundëson vërtetimin e përdoruesve të kartelës kur paguajnë në pikën tuaj të shitjes në internet. Kjo nënkupton një shkallë shtesë mbrojtjeje për bizneset dhe klientët.

Lexo më shumë