Kalo te përmbajtja

Si funksionon?

  • Klienti viziton webfaqen tuaj.
  • Zgjedh produktet/shërbimet nga oferta që dëshiron të blejë.
  • Pasi ka zgjedhur gjithçka që dëshiron të blejë, klienti zgjedh opsionin për të paguar menjëherë me kartelë.
  • Klienti do të drejtohet në webfaqen e mbrojtur të NLB Bankës dhe do të vendos të dhënat në lidhje me kartelën e tij të pagesës për të realizuar pagesën. Faqja e vendosjes së të dhënave të kartelës mund të vendoset edhe në webfaqen tuaj.  
  • Pasi të kontrolloni disponueshmërinë e mallrave në depo, logjistikën e procese tjera dhe të konfirmoni porosinë, paratë do të paguhen në llogarinë e kompanisë tuaj në ditën tjetër të punës.

Pyetje të ngjashme

NLB E-Commerce është platforma më moderne për dyqanet online. Shisni online në mënyrë të sigurt dhe të lehtë!

Lexo më shumë

Shërbimi NLB E-Commerce garanton siguri shtesë përmes teknologjisë së implementuar 3D Secure (Mastercard ID Check dhe Visa Secure), një standard sigurie që mundëson vërtetimin e përdoruesve të kartelës kur paguajnë në pikën tuaj të shitjes në internet. Kjo nënkupton një shkallë shtesë mbrojtjeje për bizneset dhe klientët.

Lexo më shumë