Kalo te përmbajtja

Ku e shtyp mbajtësi i kartelës PIN-in?

Mbajtësi i kartelës shtyp kodin PIN përmes tastierës së telefonit tuaj në aplikacionin NLB Smart POS. Të njëjtat kushte, siguria dhe kërkesa zbatohen për shtypjen e një PIN-i si në një terminal të rregullt POS.

 

Për të siguruar një nivel më të lartë sigurie, numrat e shtypur në tastierë janë të vendosura në mënyrë të ç’rregullt.

Pyetje të ngjashme

Ashtu si me terminalet konvencionale POS, është e nevojshme të njoftohet banka, të shkëputet kontrata dhe të fshihet aplikacioni NLB Smart POS nga pajisja. Banka do të çaktivizojë numrin tuaj të terminalit digjital NLB Smart POS.

Lexo më shumë

Përdorimi i aplikacionit NLB Smart POS është i sigurt. Informacioni i kartelës nuk ruhet në pajisjen tuaj, por transmetohet vetëm në momentin e transaksionit të pagesës. Gjithashtu, operatorët e telefonisë mobile nuk marrin informacion për pagesat apo kartelat e pagesave.

Lexo më shumë