Kalo te përmbajtja

Si pranohen kartelat e pagesës?

Kartelat e pagesave VISA dhe Mastercard pranohen në të njëjtën mënyrë si në terminalet konvencionale POS, përveç që NLB Smart POS është gjithmonë pa kontakt. Kjo do të thotë që kartela fizike ose pajisja në të cilën mbajtësi ka një kartelë digjitale, thjesht preket në pajisjen tuaj ku keni të instaluar aplikacionin NLB Smart POS.

 

Kontrolloni në internet se ku ndodhet antena NFC në modelin e pajisjes tuaj - sipër, mes ose poshtë. Varet se në cilën pjesë të pajisjes suaj kartelëmbajtësi duhet të prekë kartelën e tij për komunikimin e duhur.

 

Procesin e pagesës mund ta shikoni në video prezantimin në uebfaqen link

Pyetje të ngjashme

Ashtu si me terminalet konvencionale POS, është e nevojshme të njoftohet banka, të shkëputet kontrata dhe të fshihet aplikacioni NLB Smart POS nga pajisja. Banka do të çaktivizojë numrin tuaj të terminalit digjital NLB Smart POS.

Lexo më shumë

Përdorimi i aplikacionit NLB Smart POS është i sigurt. Informacioni i kartelës nuk ruhet në pajisjen tuaj, por transmetohet vetëm në momentin e transaksionit të pagesës. Gjithashtu, operatorët e telefonisë mobile nuk marrin informacion për pagesat apo kartelat e pagesave.

Lexo më shumë