Pagesa në lëvizje
A është Garmin Pay për mua?
Nëse keni një orë Garmin me funksionalitet NFC, mund të shtoni kartat tuaja të debitit dhe kreditit Visa dhe Mastercard në Garmin Pay përmes aplikacionit Garmin Connect.
Për të përdorur Garmin Pay, së pari instaloni aplikacionin Garmin Connect në telefonin tuaj celular dhe lidheni atë me orën tuaj Garmin. Pas kësaj, thjesht shtoni kartën tuaj dhe paguani shpejt dhe në mënyrë të sigurt duke prekur orën tuaj në terminalin POS.
Shkarkoni dhe aktivizoni Garmin Pay
Shkarkoni aplikacionin Garmin Connect, i cili menaxhon orën tuaj Garmin. Në menynë “Më shumë”, gjeni Garmin Pay, pastaj zgjidhni “Shto Kartelën” dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Për të shtuar me sukses një kartelë, duhet ta aktivizoni atë përmes Qendrës së Kontaktit. Na telefononi në numrin 011 201 8600, ku do të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm për të përfunduar procesin. Pas shtimit me sukses, karta do të jetë e dukshme edhe në orën tuaj Garmin.
Për përdoruesit e orës
Garmin