Pagesa pa kufizime dhe pa mundim!
Pagesa deri në
36 këste
Kontroll i plotë në paratë tuaja
Visa Comfort Card ju ofron mënyrën më të lehtë për të menaxhuar blerjet tuaja, me fleksibilitetin e pagesave në këste dhe komoditet maksimal në çdo përdorim.
Paguani pa asnjë shqetësim!
Me Visa, pagesat dhe blerjet tuaja janë gjithmonë të sigurta, të shpejta, dhe pa mundim – kudo që jeni.
Ndani shpenzimet tuaja në mënyrën më të përshtatshme!
Përdoreni kartelën tuaj kudo në botë. Paguani në çdo terminal POS, në miliona dyqane online, ose tërhiqni para në ATM kudo që mbështetet rrjeti Visa.
Çdo transaksion i juaji mbrohet nga teknologjitë më moderne të sigurisë, duke garantuar blerje të sigurta fizike dhe online.
Realizoni transaksione të shpejta dhe të sigurta direkt nga telefoni juaj i mençur.
Me aplikacionet NLB e-klik dhe NLB m-klik, ju mund të menaxhoni kartelat tuaja dhe të kryeni transaksione bankare në çdo kohë, kudo.
Lehtësi, shpejtësi, siguri!
Blerjet tuaja, një klikim larg!
Paguani me shpejtësi dhe siguri në çdo blerje online me Visa Classic Revolving. Shijoni blerjet pa shqetësime, duke përfituar nga teknologjia më e avancuar dhe mbrojtja maksimale për çdo transaksion.
Ju duhet ta bllokoni menjëherë kartelën për ta mbrojtur nga keqpërdorimi. Këtë mund ta bëni përmes aplikacionit mKlik duke ndryshuar statusin e kartelës në joaktive, duke telefonuar në numrin 038 744 100 në çdo kohë (24/7), apo duke e raportuar në degët e NLB Banka gjatë orarit të punës.
Këtu mund të gjeni dokumentet dhe informacionet më të rëndësishme për kartelat e NLB banka, përfshirë kushtet dhe politikat, udhëzimet për përdorim, dhe dokumentacionet tjera të nevojshme. Sigurohuni që t’i shqyrtoni këto dokumente për t’u informuar plotësisht rreth kartelës që ju nevojitet dhe për të kuptuar llojin e kartelës që ju përshtatet.