Kalo te përmbajtja

Sigurimi i Jetës

Sigurimi i Jetës nga NLB Banka ju ndihmon të planifikoni me qetësi për të ardhmen – për veten dhe për familjen.

Planifikim afatgjatë

Pse të Zgjidhni Sigurimet e Jetës?

Aktivizim i Shpejtë
Pajisje e lehtë dhe e menjëhershme me policë sigurimi
Në Çdo Degë
Disponueshmëri në të gjitha degët e NLB Banka
Sigurim Kredie
Mbyllje automatike e kredisë në rast fatkeqësie
Siguri për familjen
Mbrojtje financiare për të afërmit
Pagesa fleksibile
Primi mund të paguhet sipas zgjedhjes suaj
Për të Gjitha Kreditë
I vlefshëm për çdo lloj kredie në bankë

Jeta është e papritur, por ti mund të jesh i përgatitur

Sigurimi i Jetës ju ndihmon të ruani stabilitetin tuaj financiar dhe të familjes në rastet më sfiduese. Është një mënyrë e zgjuar për të qenë i përgatitur për të papriturën – pa stres.

Si ndihmon Sigurimi i Jetës?

Sigurimi i Jetës është një mbështetje financiare në rastet më sfiduese të jetës. Ai garanton që familja juaj të mos përballet me barrë ekonomike në momentet e vështira dhe siguron mbylljen e kredisë në rast të papriturës.

Llojet e Sigurimit të Jetës

Mbrojtje financiare për klientët që marrin kredi në NLB Banka. Në rast humbjeje jete të kredimarrësit, siguruesi garanton shlyerjen e shumës së mbetur të kredisë.

Shuma e siguruar përshtatet me amortizimin e kredisë dhe zvogëlohet me kalimin e kohës.

Parametrat kryesorë:

  • Mosha: 18–69 vjeç 
  • Afati i sigurimit: 1–20 vjet 
  • Shuma minimale e siguruar: 400 € 
  • E vlefshme për të gjitha llojet e kredive.

 

Pagesa e Primit

 

Periudha siguruese:

Për të gjitha kreditë deri në 5,000 EUR, primi paguhet në baza vjetore, sipas shembullit më poshtë, në të cilin rast maturiteti është 36 muaj.

  • Kohëzgjatja e kredisë: 36 muaj

  • Periudha siguruese: 36 muaj

  • Periudha e pagesës së primit: 27 muaj (80% e kohëzgjatjes së kredisë)

  • Shuma e siguruar / kredia: 5,000 €

  • Primi vjetor: 14.10 €

PërshkrimiVlera 
Maturiteti 36 muaj 
Kohëzgjatja e kredisë 36 muaj 
Periudha siguruese36 muaj
Periudha e pagesës së primit27 muaj (80% e maturitetit) 
Shuma e siguruar / kredia5,000 €
Primi vjetor 14.10 € 
*Shembulli është llogaritur për një femër 40 vjeç. 

Primi mujor mund të kontraktohet vetëm në rastet e policave me shuma siguruese mbi 50,000.00 €. Tabela më poshtë pasqyron dy skenarë me shuma 10,000 € dhe 50,000 € në afate të ndryshme të maturimit. 

Kohëzgjatja e kredisëShuma e siguruarPrimi mujor
60 muaj10,000 €37.66 €
120 muaj50,000 €227.26 €
*Shembulli është llogaritur për një femër të moshës 40 vjeç.

Sigurim jetësor që mbulon humbjen e jetës – natyrore ose aksidentale – gjatë periudhës së sigurimit. Në rast humbjeje jete, përfituesit marrin 100% të shumës së siguruar, sipas kontratës. 

 

Zgjidhje e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, dhe e personalizueshme për mbrojtje financiare për të afërmit. 

Siguro të ardhmen për veten dhe ata që do më shumë!

<p>Na vizitoni!</p>
Konsulencë personale

Na vizitoni!

Konsultohuni me këshilltarët tanë dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

<p>Kërkoni një telefonatë nga ne!</p>
Ju kontaktojmë ne

Kërkoni një telefonatë nga ne!

Lini të dhënat tuaja dhe ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt.

Për më shumë info na telefononi në numrin 038 240 230 100, na shkruani në qendrakontaktuese@nlb-kos.com, ose vizitoni një nga degët tona më të afërta.