Aplikim i Lehtë
4 lloje sigurimesh
Siguri, rehati, cilësi
Sigurimet vullnetare nga NLB Banka ofrojnë mbrojtje financiare për aksidentet personale, mjetin motorik dhe shtëpinë apo banesën tuaj.
Sigurimi vullnetar ofron stabilitet financiar dhe paqe mendore, duke ju mbrojtur nga sfidat e papritura dhe duke ju siguruar një bazë të fortë për të ardhmen tuaj.
Në jetën e përditshme, të gjithë ne i nënshtrohemi rreziqeve të ndryshme dhe aksidenteve të mundshme. Sigurimi nga aksidentet personale është një mënyrë për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare, si për punëdhënësin, ashtu edhe për punëtorët dhe familjet e tyre.
Sigurimi nga aksidentet personale në grup u ofrohet ndërmarrjeve, organizatave dhe institucioneve që e konsiderojnë veten si organizata etike dhe me përkujdesje ndaj punonjësve.
Polica jonë e sigurimit i përmbush të gjitha nevojat e klientëve, duke ofruar mbulim për të gjitha llojet e rreziqeve dhe pasojave të tyre. Ajo përfshin mbrojtje dhe përfitime nga:
Vdekja aksidentale
Invaliditeti i plotë
Shpenzimet mjekësore
Kompensimi ditor
Përfitimet përfshijnë:
Për vdekje aksidentale: kompensim i barabartë me shumën e siguruar të përcaktuar në policë.
Për invaliditet të plotë: kompensim i barabartë me 150% të shumës së siguruar për vdekjen aksidentale.
Për shpenzime mjekësore: në rast se i siguruari, për shkak të një aksidenti të siguruar, gjendet në trajtim mjekësor spitalor apo ambulantor, siguruesi paguan për shpenzimet e kurimit deri në shumën e siguruar të përcaktuar në policë.
Kompensimi ditor: siguruesi do të paguajë për çdo ditë të paaftësisë së përkohshme për punë, një shpërblim ditor të barabartë me shumën e përcaktuar në policë si kompensim ditor. Ky kompensim paguhet deri në 200 ditë.
Mbron ndaj dëmeve si shkatërrimi, humbja apo dëmtimi i mjetit tuaj motorik. Sigurimi Kasko përfshin mbulim në rast aksidenti dhe kompenson të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në mjetin motorik.
KASKO SUPER E PLOTË
Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
Aksidentit rrugor
Rrëzimit apo goditjes së ndonjë gjësendi, përfshirë akullin dhe dëborën
Rrëzimit të mjeteve fluturuese
Dëmeve nga brejtës, kafshë shtëpiake apo të egra
Thyerjes ose dëmtimit të xhamit të vendosur standard në mjetin motorik të siguruar
Thyerjes ose dëmtimit të trupave ndriçues, dritave të jashtme dhe pasqyrës
Përmbytjes gjatë transportit me traget
Ndihmës së ofruar personave të lënduar
Zjarrit
Goditjes së drejtpërdrejtë nga rrufeja
Ndikimit të papritur nga jashtë i nxehtësisë dhe agjentëve kimik
Shpërthimit
Stuhisë
Breshërit
Rrëshqitjes së terrenit dhe shembjes së dheut
Ortekut të dëborës
Vërshimit, reshjeve të dendura dhe ngritjes së nivelit të ujit
Vandalizmit
Manifestimeve dhe demonstratave
Vjedhjes, plaçkitjes, vjedhjes së pjesëve në mjet dhe marrjes kundërligjore të mjetit motorik
KASKO E PLOTË
Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
Dëmeve në aksident: ndeshje, goditje, përmbytje, rrëshqitje, rënie në humnerë
Rrëzim ose goditje nga objekte, përfshirë dëborën dhe ortekët
Rrëzimit të mjeteve fluturuese ose pjesëve të tyre
Thyerjes/dëmtimit të xhamit standard të montuar në mjet
Ndihmës ndaj personave të lënduar dhe zvogëlimit të dëmeve
Zjarrit nga faktorë të jashtëm
Goditjes së drejtpërdrejtë nga rrufeja dhe dëmit indirekt
Ndikimit të papritur nga jashtë i nxehtësisë/agjentëve kimik
Shpërthimit
Stuhisë (me përkufizim: erë 62 km/h, shkalla 8 Bofor)
Breshërit
Ortekut të dëborës
Vërshimit, rrëkejave dhe niveleve të larta të ujit, përfshirë:
Daljen nga shtrati të lumenjve, liqeneve, ujërave nëntokësore
Vërshimet pas reshjeve të fuqishme
Tejkalimin e nivelit sipas ujëmatësit më të afërt
Vjedhjes, plaçkitjes dhe marrjes së kundërligjshme të mjetit për vozitje
Konsiderohet si rrezik nëse mjeti nuk gjendet brenda 60 ditëve nga raportimi në Polici
Vandalizmit nga persona të tretë
Manifestimeve dhe demonstratave – dëmet e shkaktuara nga turma
MINI KASKO
Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
Aksidentit rrugor
Rrëzimit të mjeteve fluturuese
Zjarrit
Rrufesë së drejtpërdrejtë
Shpërthimit
Stuhisë
Breshërit
Manifestimeve dhe demonstratave
KASKO NË PARKING
Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
Shkatërrimit apo dëmtimit nga goditja e një mjeti tjetër
Rënies apo goditjes nga objekte, përfshirë dëborën dhe copat e akullit
Rrëzimit të mjeteve fluturuese
Vandalizmit
Vjedhjes, grabitjes dhe vjedhjes së pjesëve në/të mjetit motorik
KASKO E PJESSHME
Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
Thyerjes dhe dëmtimit të xhamave të mjetit motorik
Përjashtohen xhamat në tavan, fenerët dhe pasqyrat
Sigurimi i detyrueshëm motorik – i njohur si Sigurimi TPL (përgjegjësia ndaj palës së tretë) – është një sigurim bazë që çdo pronar mjeti është i obliguar ta ketë. Ky sigurim mbulon shpenzimet për dëmet që mund t’u shkaktoni të tjerëve gjatë përdorimit të automjetit tuaj.
Mbron nga dëmet materiale dhe jo-materiale ndaj palëve të treta, deri në shumën e siguruar të përcaktuar me Ligjin për Sigurimin Motorik të Detyrueshëm në Republikën e Kosovës.
Vlen në territorin e Republikës së Kosovës.
Ju mbron financiarisht dhe ligjërisht në rast se shkaktoni aksident me pasoja për të tjerët.
Pavarësisht nëse jetoni në banesë apo shtëpi, sigurimi banesor ju ndihmon të mbroni investimin dhe pasurinë tuaj. Zgjidhni një nga tri pakot fleksibile, sipas nevojës dhe nivelit të mbrojtjes që kërkoni:
Pako Bazë
Pako Standarde
Pako Luksoze
Pako Bazë
Mbulesa fillestare për situatat më të zakonshme, përfshin dëmet si pasojë e:
Zjarrit
Rrufesë
Shpërthimit
Stuhisë dhe breshërit
Rënies së mjeteve fluturuese
Rrjedhës së ujit nga instalimet, kanalizimet dhe gypat e ngrohjes (mbulim minimal)
Goditjes nga mjeti motorik vetanak
Përgjegjësisë ndaj palëve të treta (mbulim minimal)
Shpenzimet e zhvendosjes (mbulim minimal)
Pako Standarde
Mbulim i zgjeruar që përfshin gjithçka nga Pako Bazë, dhe:
Rrjedhje të ujit me mbulim maksimal
Vërshime, përroje, dhe ujëra të lartë
Rrëshqitje dëbore dhe shembje dheu
Thyerje të xhamave në dritare dhe dyer
Vjedhje me thyerje dhe plaçkitje
Përgjegjësi ndaj palëve të treta (mbulim maksimal)
Pako Luksoze
Mbrojtja më e plotë, përfshin gjithçka nga Pako Bazë dhe Standarde, plus:
Rrjedhje nga akuariumi
Pesha e dëborës
Reshje atmosferike
Goditja nga mjetet e panjohura
Rrëzimi i drunjve
Thyerje xhamash në tarracat e mbyllura
Thyerje të elementeve sanitare
Humbje apo mbyllje e çelësave brenda objektit
Vandalizëm
Manifestime dhe demonstrata
Shpenzime emergjente (mbulim maksimal)