Pa pagesë, pa komplikime
Qasje e lehtë!
Lehtësia që ju duhet, mbështetja që ju takon!
Pa tarifa mujore dhe me shërbime të thjeshta dhe të nevojshme për çdo ditë. Menaxhoni llogarinë tuaj me lehtësi, pa obligime shtesë.
Përveç shërbimeve bazike, kategoritë e cenueshme mund të shfrytëzojnë gjithashtu shërbime të tjera në përputhje me çmimoren standarde të bankës, si p.sh. transferime të brendshme, pagesa ndërkombëtare dhe shërbime shtesë që i ofron banka për klientët e saj.
Grup i klientëve të cenueshëm konsiderohen grupet që përfitojnë:
Pensione:
Pension bazë
Pension kontribut pagues
Pension për persona me aftësi të kufizuar të rritur
Pension për persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik
Pension për persona me aftësi të kufizuar – fëmijë
Pensionet e parakohshme të kompleksit Trepça
Pensionet e pjesëtarëve të TMK-së
Pension nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Pension familjar
Pension i invalidëve të punës
Pension i familjarëve të dëshmorëve
Pension i invalidëve të luftës
Pension i viktimave civile
Pension i invalidëve civil
Pension i të zhdukurve të luftës
Pension i veteranit luftëtar të UÇK-së
Të tjera:
Kompensim për të verbër
Ndihma sociale
Grupet tjera të cenueshme të përcaktuara me legjislacionin e Republikës së Kosovës, të konfirmuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).