Kalo te përmbajtja

Kartela Digjitale

Kur porositni një kartelë të re, ju e pranoni menjëherë atë në formë digjitale përmes aplikacionit NLB Pay. Kjo do të thotë se mund ta përdorni për pagesa menjëherë, para se të pranoni kartelën fizikisht.

Për vetëm

disa sekonda

Çfarë është Kartela Digjitale?

Jeni jashtë vendit dhe e keni humbur kartelën apo ju është dëmtuar? Mund të filloni ta përdorni kartelën digjitale në aplikacionin NLB Pay menjëherë pas porosisë, pa pritur kartelën fizike.

Merrni PIN-in tuaj
PIN-in e keni pranuar përmes SMS-it. Ju lutemi, mbajeni mend dhe më pas fshijeni mesazhin – për arsye sigurie.
Shkarkoni aplikacionin NLB Pay
Shkarkojeni nga Google Play, App Store ose Huawei App Gallery. Për t’u kyçur, ju nevojitet numri personal i identifikimit dhe numri i telefonit.
Aktivizoni kartelën tuaj
Pasi të merrni PIN-in, kartela juaj do të aktivizohet automatikisht dhe mund ta shtoni për përdorim në NLB Pay.
Përdorni kartelën tuaj si të dëshironi
Me kartelën digjitale, mund të, paguani pa kontakt në dyqane, konfirmoni blerjet online, realizoni transaksione në ATM (me shenjën Contactless), kontrolloni të dhënat e kartelës në çdo kohë në NLB Pay
Kartelën mund ta shtoni edhe në Apple Pay, Google Pay ose Garmin Pay.
Nëse do ta përdorni jashtë Kosovës ose online, kontrolloni që keni të aktivizuara pagesat online dhe ndërkombëtare.
Kartela fizike
Kartela juaj fizike do të dërgohet në degën ku keni aplikuar. Të gjitha të dhënat e tjera mund t’i gjeni në kuletën digjitale NLB Pay.

Si ta përdorni Kartelën Digjitale

Mund ta përdorni menjëherë pas porosisë, për pagesa online, blerje në dyqane dhe tërheqje të parave.
Të gjitha transaksionet e kryera me kartelën digjitale ose fizike shfaqen së bashku në NLB Klik dhe në aplikacionin NLB Pay.
Do të merrni një pasqyrë të përbashkët për të dyja kartelet, pasi ato janë të lidhura me të njëjtin llogari.

Pas aktivizimit të karteles fizike

Të dhënat tuaja në Google Pay dhe Apple Pay përditësohen automatikisht.
Përditësohen automatikisht edhe të dhënat për abonimet që i paguani me kartele (p.sh. Netflix, Spotify).
E rëndësishme: Për dyqanet online ku i ruani të dhënat e karteles për blerjet e ardhshme (p.sh. Zara, Zalando), duhet t’i rivendosni të dhënat pasi të aktivizoni kartelën fizike.

Transformoni Përvojën e Pagesave Tuaja

<p>Na vizitoni!</p>
Konsulencë personale

Na vizitoni!

Konsultohuni me këshilltarët tanë dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

<p>Kërkoni një telefonatë nga ne!</p>
Ju kontaktojmë ne

Kërkoni një telefonatë nga ne!

Lini të dhënat tuaja dhe ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt.

A dëshironi të dini më shumë?
Informohuni për dokumentet dhe kushtet që përcaktojnë përdorimin e kartelave të NLB dhe zgjidhni opsionin që ju përshtatet.

Këtu mund të gjeni dokumentet dhe informacionet më të rëndësishme për kartelat debitore nga NLB banka, përfshirë kushtet dhe politikat, udhëzimet për përdorim, dhe dokumentacionet tjera të nevojshme. Sigurohuni që t’i shqyrtoni këto dokumente për t’u informuar plotësisht rreth kartelës që ju nevojitet dhe për të kuptuar llojin e kartelës që ju përshtatet.