Afatet dhe kushtet e përgjithshme të NLB Pay Kosova (në tekstin e mëtejmë "Kushtet e përgjithshme") përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e kartelmbajtësve dhe NLB Banka sh.a. Prishtinë, për pagesat me kartela nëpërmjet këtij shërbim. NLB Pay Kosova është shërbim i cili përfshin ekzekutimin e transaksioneve me kartela duke përdorur pajisjen mobile të kartelmbajtësit. Për qëllime të përdorimit të NLB Pay Kosova, pjesë përbërëse e këtyre kushteve të përgjithshme janë: Afatet dhe kushtet e përgjithshme të kartelave debitore, Afatet dhe kushtet e përgjithshme të kartelave kreditore, Afatet dhe kushtet e përgjithshme të kartelave debitore të biznesit dhe Afatet dhe kushtet e përgjithshme të kartelave kreditore të biznesit. Një pjesë integrale e këtyre kushteve të përgjithshme është vendimi i vlefshëm për tarifat ndaj shërbimeve të NLB Bankës.
Kartelmbajtësi shkarkon kuletën digjitale NLB Pay Kosova nga Google Play Store ose Apple Store në pajisjen e tyre mobile dhe regjistrohet duke dhënë Numrin Personal (Numrin Unik Identifikues) dhe 4 shifrat e fundit të një prej kartelave. Numri i telefonit mobil që disponon Banka si numër telefoni i kartelmbajtësit, do t'i paraqitet në kuletën digjitale NLB Pay Kosova. Nëse numri i telefonit mobil të shfaqur nga Banka nuk është numri i telefonit të kartelmbajtësit, kartelmbajtësi nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë procedurën pa njoftuar Bankën për numrin e saktë të telefonit.
Banka do të dërgojë kodin e aktivizimit në numrin e telefonit, të cilin kartelmbajtësi do të fusë për të aktivizuar kuletën digjitale NLB Pay Kosova. Kuleta digjitale NLB Pay Kosova mund të aktivizohet vetëm nëse kartelmbajtësi ka mundësuar në pajisjen e tij mobile një nga metodat e mbylljes së pajisjes mobile me një element sigurie që pengon personat e tretë që të përdorin pajisjen mobile. Kartelmbajtësi mund të përdorë vetëm shërbimin NLB Pay Kosova nëse elementi i sigurisë për tu qasur në pajisjen mobile është vendosur në momentin e përdorimit të shërbimit NLB Pay Kosova.
Pas aktivizimit të suksesshëm të kuletës digjitale NLB Pay Kosova, kartelmbajtësi do ti paraqiten të gjitha kartelat që kanë në dispozicion, të cilat mund të përdoren për shërbimin NLB Pay Kosova.
Kartelmbajtësi duhet të zgjedhë një nga kartelat si kartelë primare. Klienti duhet të aktivizojë kartelat që do të përdoren për të bërë pagesat duke përdorur shërbimin NLB Pay Kosova.
Mbajtësi i kartelës përcakton elementin e sigurisë për çdo përdorim të kuletës digjitale NLB Pay Kosova në përputhje me udhëzimet për përdorimin e kuletës digjitale NLB Pay Kosova dhe funksionet e pajisjes mobile (p.sh., fjalëkalimin, gjurmët e gishtave).
Për të kryer transaksionet e pagesave duke përdorur shërbimin NLB Pay Kosova në terminalet POS me kartelën primare, kartelmbajtësi duhet vetëm të aktivizon pajisjen mobile; nëse pagesa është bërë duke përdorur një kartelë tjetër, kartelmbajtësi duhet të hyjë në kuletën digjitale NLB Pay Kosova me elementin e sigurisë dhe të zgjedhë një kartelë tjetër.
Klienti bën pagesën duke e vendosur pajisjen mobile në afërsi të terminalit POS. Për ekzekutimin e transaksionit të pagesës zbatohen afatet dhe kushtet e përgjithshme të aplikueshme për kartelën e përzgjedhur për qëllime të pagesave pa kontakt.
Kartelmbajtësi merr përsipër:
Banka ka të drejtë të parandalojë qasjen e kartelmbajtësit në kuletën digjitale NLB Pay Kosova ose shërbimin NLB Pay Kosova në lidhje me ndonjë ose të gjitha kartelat në çdo kohë, nëse:
Kartelmbajtësi nuk mund ta ndalë përdorimin e shërbimit të NLB Pay Kosova duke fshirë kuletën digjitale NLB Pay Kosova nga pajisja e tyre mobile. Ndërprerja zyrtare nga përdorimi i shërbimit NLB Pay Kosova mund të bëhet në degët e NLB-së ose nëpërmjet ndonjë kanali tjetër të bankës.
Banka angazhohet për të:
Banka nuk mban përgjegjësi për dëmet që rrjedhin nga arsyet që janë jashtë kontrollit të saj, të cilat Banka nuk ka mundur ti parandalojë ose shmangë, siç është dështimi i infrastrukturës së telekomunikacionit.
Duke aktivizuar kuletën digjitale NLB Pay Kosova, kartelmbajtësi shprehimisht pajtohet me përpunimin e të dhënave të tyre personale në përputhje me Kushtet e Përgjithshme.
Duke aktivizuar shërbimin NLB Pay Kosova, kartelmbajtësi bie dakord që Banka mund të marrë të gjitha veprimet lidhur me përpunimin e të dhënave personale të kartelmbajtësit, e cila përfshin të drejtën e Bankës për të mbledhur, ruajtur dhe përdorur të dhënat personale me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të rregullta afariste Bankiere.
Gjithashtu, kartelmbajtësi pajtohet që Banka mund t'i mundësojë autoriteteve dhe institucioneve kompetente, subjekteve të auditimit, anëtarëve të Grupit NLB ose subjekteve të cilëve Banka është e detyruar t'ju sigurojë qasje në të dhënat personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore, qasje në të gjitha të dhënat, duke përfshirë edhe ato që mbrohen nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe që shpalosen duke ofruar shërbime bankare.
Në rast të ndryshimit të kushteve të përgjithshme të shërbimit NLB Pay Kosova, kartelmbajtësi informohet në faqen e internetit të Bankës ose në degët e Bankës.
Me ndryshimin e kushteve të Përgjithshme, Banka ka të drejtë të çaktivizojë përdorimin e shërbimit NLB Pay Kosova nëse kartelmbajtësi deklaron se nuk është në përputhje me kushtet e reja të përgjithshme.
Banka ngarkon kartelmbajtësin me tarifat dhe provizionimet që lidhen me përdorimin e shërbimit NLB Pay Kosova në përputhje me vendimin e aplikueshëm për tarifën e provizionimeve për shërbimet e Bankës NLB.
Përdorimi i kuletës digjitale NLB Pay Kosova mund të përfshijë kosto të transferimit të të dhënave mobile.
Duke shkarkuar aplikacionin NLB Pay Kosova nga Google Play Store ose Apple Store në pajisjen e tij / saj mobile, kartelmbajtësi konfirmon se është në dijeni dhe pranon kushtet e përgjithshme të shërbimit NLB Pay Kosova.
Klienti ka të drejtë të paraqesë ankesë ndaj veprimeve të Bankës. Banka është e detyruar të shqyrtojë ankesën dhe të dorëzojë përgjigjen përfundimtare brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të saj, përveç rasteve kur me ligj të veçantë përcaktohet ndryshe.
Për ankesat që lidhen me kontestimin e transaksioneve të deponimit apo tërheqjes së parave përmes ATM‑ve, përgjigjja jepet brenda shtatë (7) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të ankesës.
Në raste të ankesave komplekse, afati i trajtimit mund të zgjatet deri në tridhjetë (30) ditë kalendarike, me kusht që klienti të informohet për shtyrjen, arsyet dhe afatin e pritshëm të përfundimit.
Nëse klienti nuk është i kënaqur me përgjigjen e Bankës ose ankesa nuk trajtohet brenda afateve të përcaktuara, klienti ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Bankës Qendrore të Kosovës.
Në mungesë të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes nga paragrafët e mëparshëm, gjykata kompetente në Prishtinë është kompetente për zgjidhjen e saj.
Pavarësisht nga dispozita e paragrafit të mësipërm, Banka mund të kërkojë të drejtat e saj me një tjetër gjykatë kompetente, për kartel mbajtësin.
Afatet dhe kushtet e përgjithshme të shërbimit NLB Pay Kosova do të hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të saj.
Politikat e Privatësisë së NLB Pay shpjegojnë se si NLB Banka mbledh dhe përpunon të dhënat personale të përdoruesve për të ofruar shërbime të sigurta pagesash, duke përfshirë të dhëna identifikuese, financiare dhe teknike; këto përdoren për verifikim, realizim të transaksioneve dhe përmbushje ligjore, ndërsa mbrohen me masa të avancuara sigurie dhe ndahen vetëm me palë të autorizuara, duke garantuar të drejtat e përdoruesve për qasje, korrigjim dhe mbrojtje të privatësisë.
Lexo më shumëM-banking është shërbim I cili lehtëson bankimin, për këtë arsye ne vlerësojmë që çdo klient duhet të paiset me m-banking, por kjo gjithnjë varet nga kërkesa dhe nevoja e klientit.
Lexo më shumëNLB Pay mundëson pagesat me Google Pay
Lexo më shumëSeznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.