IBAN konvertuesi është vegël e cila përdoret për të konvertuar numrin e llogarisë bankare vendore në numër të standardizuar ndërkombëtar të llogarisë bankare apo siç njihet ndërkombëtarisht IBAN (International Bank Account Number).
Ju informojmë se nga data 1 shkurt 2015 standardi IBAN (International Bank Account Number/ Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare,) ka filluar të zbatohet në Republikën e Kosovës.
Standardi IBAN aplikohet vetëm për pagesat ndërkombëtare.
Aplikimi i IBAN-it përmirëson efikasitetin dhe cilësinë e realizimit te transfereve ndërkombëtare.
Luteni të kontaktoni Degën më të afërt të bankës për gjenerimin e IBAN-it të llogarisë tuaj dhe SWIFT Kodin e bankës ose të vizitoni faqen tonë të internetit, ku për lehtësimin tuaj mund të gjeni IBAN konvertuesin.
Llogaria juaj
Seznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.