Kalo te përmbajtja

Cilat janë të drejtat tuaja?

Në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju keni të drejtat e mëposhtme: të drejtën për informim, të drejtën për qasje, të drejtën për korrigjim (p.sh. nëse konstatoni se të dhënat tuaja personale nuk janë të sakta), të drejtën e fshirjes (p. sh. nëse nuk ka bazë ligjore për përpunimin e tyre), të drejtën e kufizimit të përpunimit  (p.sh. kur kundërshtoni saktësinë e të dhënave), të drejtën e transferimit të të dhënave dhe të drejtën për të kundërshtuar përpunimin..

 

Ju mund ta paraqisni kërkesën tuaj tek Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përkatësisht në një nga adresat e kontaktit të listuara më sipër. Në çdo kohë, ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi  Rr. Zejnel Salihu, Nr. 22, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: info.aip@rks-gov.net; tel: 0800 600 10.

 

 

Ky informacion mbi përpunimin e të dhënave personale është i vlefshëm nga data 25/02/2026 e në vazhdim dhe është i disponueshëm për përdoruesit e aplikacionit në të gjitha degët e Bankës dhe në faqen e internetit të Bankës.

Pyetje të ngjashme

Smishing është një formë e mashtrimit kibernetik ku sulmuesit përdorin mesazhe SMS për të manipuluar përdoruesit dhe për të siguruar qasje në të dhëna të ndjeshme, si fjalëkalime, të dhëna të kartelave bankare apo llogari në shërbime digjitale. Në praktikë, këto mesazhe shpesh paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione financiare dhe përmbajnë informacione që kërkojnë urgjencë, si kërkesa për verifikim të llogarisë, konfirmim pagese apo paralajmërime për bllokim të shërbimit.

Lexo më shumë

Ne do t'i ruajmë të dhënat tuaja personale për një vit. Të dhënat për identifikuesin e përdoruesit, pajisjen dhe paralajmërimet me rrezik të lartë mbahen për kohëzgjatjen e kontratës së lidhur me ofruesin e palës së tretë Group IB.

Lexo më shumë