Kalo te përmbajtja

Çfarë është phishing?

Phishing është një mashtrim online ku mashtruesit përpiqen të marrin informacionin tuaj personal, si p.sh: fjalëkalimet, numrat e kartelave bankare ose informacione të tjera të ndjeshme.

Më së shpeshti kjo ndodh përmes emaileve, mesazheve telefonike, mediave sociale ose faqeve të rreme që duken si ato reale.

 

Si të njohim phishing:

1.      Mesazh i papritur: Nëse merrni një email ose mesazh nga një bankë, biznes, ose bashkëpunëtor i juaji që nuk e prisni, keni kujdes.

2.      Alarmet e rreme: Shpesh, mesazhet pretendojnë se llogaria juaj është bllokuar dhe kërkojnë që ju të "merrni veprime të menjëhershme."

3.      Adresa të dyshimta: Mashtruesit përdorin adresa që duken si ato reale, por kanë gabime të vogla (p.sh., "nib-banka.com" në vend të "nlb-kos.com").

4.      Linqe dhe dokumente të bashkëngjitura: Mos klikoni kurrë lidhje të dyshimta ose mos hapni dokumente të bashkëngjitura që nuk i prisni.

Çfarë mund të bëni:

-          Mos nxitoni: Nëse nuk jeni të sigurt, mos veproni menjëherë. Konsultohuni me dikë që i besoni.

-          Kontrolloni burimin: Telefononi kompaninë ose personin që supozohet t'ju dërgojë mesazhin dhe shikoni nëse është i vërtetë.

-          Mbroni fjalëkalimin tuaj: Mos futni kurrë fjalëkalimin tuaj në faqe jozyrtare.

-          Përditësoni pajisjet tuaja: Sigurohuni që të keni të instaluara përditësimet më të fundit dhe softuerin antivirus në kompjuterin ose telefonin tuaj.

E rëndësishme: Bankat ose institucionet zyrtare kurrë nuk do t'ju kërkojnë informacion personal ose fjalëkalime përmes emailit ose mesazheve. Kur dyshoni, është më mirë të mos bëni asgjë dhe të kërkoni ndihmë!

Forma tjera të ngjashme të mashtrimeve mund të paraqiten kur mashtruesit mundohen të ushtrojnë “autoritet ndaj juve” si p.sh: mashtruesit mund të paraqiten si drejtor i një kompanie ose partner biznesi, duke ju kërkuar të transferoni para në një llogari bankare "të re". Qëllimi i tyre është të ridrejtojnë transferimet e parave ndaj llogarisë suaj përmes emaileve false.

Si funksionon mashtrimi?

Hakimi i emailit: Mashtruesit hakojnë emailin e kompanisë suaj ose të partnerit tuaj të biznesit.

Numër llogarie i ndryshuar: Në faturë, ata ndryshojnë numrin e llogarisë bankare ku dëshironi të transferoni paratë.

Mesazh i rremë: Ata ju dërgojnë një email që duket sikur është nga shefi ose partneri juaj dhe kërkojnë që të paguani në një llogari tjetër.

Paratë shkojnë tek mashtruesi: Shitësi i vërtetë nuk merr paratë sepse ato përfundojnë në llogarinë e mashtruesve.

Si të mbroheni?

-          Kontrolloni mesazhet tuaja: Nëse gjeni një mesazh të dyshimtë, telefononi menjëherë personin ose kompaninë që supozohet t'ju ketë dërguar emailin dhe kontrolloni nëse është i vërtetë.

-          Kontrolloni numrin e llogarisë: Para se të transferoni para, kontrolloni dy herë numrin e llogarisë tuaj bankare.

-          Kujdes nga kërkesat e pazakonta: Nëse ju kërkohet të bëni një depozitë të shpejtë në një llogari të re, kini kujdes të shtuar.


Mbani mend, me një telefonatë të vetme mund të parandaloni një mashtrim. Nëse nuk jeni të sigurt, gjithmonë kontrolloni me një person të besueshëm!

Pyetje të ngjashme

Mos ndani informata personale si fjalëkalime apo kode sigurie, dhe instaloni vetëm aplikacione nga burime zyrtare. Kontrolloni me kujdes e-mailet dhe klikoni vetëm mbi lidhje të verifikuara. Monitoroni bilancin e llogarisë, aktivizoni njoftimet SMS/push dhe përdorni softuer të licencuar. Shmangni ofertat që duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Lexo më shumë

Me rritjen e përdorimit të shërbimeve digjitale janë rritur edhe keqpërdorimet dhe mashtrimet online. Për informata më të detajuara klikoni në butonin e poshtëshënuar.

Lexo më shumë

Përdorimi i pajisjeve digjitale si telefon, tablet e kompjuter është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Këto pajisje përmbajnë shumë informacione e të dhëna personale. Prandaj, është e rëndësishme që pajisjet tuaja t’i mbroni nga qasja e personave të paautorizuar ose nga programe të rrezikshme.

Lexo më shumë