Me rritjen e përdorimit të shërbimeve digjitale janë rritur edhe keqpërdorimet dhe mashtrimet online.
Në vijim janë disa masa se si të përdoren në mënyrë të sigurt shërbimet digjitale.
· Përdorni web faqen e sigurt me certifikatë të bankës tuaj si https://nlb-kos.com dhe https://nlb.banka-ks.com/Account/Login
· Mbroni të dhënat tuaja personale si (Përdoruesi, Fjalëkalimi dhe Kodi në aplikacionin mToken )
Mbani mend Përdoruesin dhe Fjalëkalimin, ndërroni shpesh këtë të fundit, dhe sigurohuni që të mos jenë lehtë të qëllueshme, p.sh. mos përdorni fjalë që gjenden në fjalorë, emra të qyteteve, emra të anëtarëve të familjes ose datëlindjet.
Mos i ndani me askënd të dhënat tuaja personale
Nëse besoni apo dyshoni se për emrin e përdoruesit, fjalëkalimin, PIN-in, apo ndonjë formë tjetër që mundëson qasjen në llogarinë tuaj, është në dijeni ndonjë person tjetër ose se dikush mund të tentoj të shfrytëzoj e-Klik pa pëlqimin paraprak tuajin, ju duhet patjetër të informoni Bankën dhe të siguroheni se keni pranuar konfirmimin për bllokim të qasjes.
Bankën mund t’a kontaktoni përmes telefonit 0800 50444 (pa pagesë), 038 744 100 (me pagesë) apo nëpërmjet e-mail-it sherbimiperkliente@nlb- kos.com.
Ne do t'i ruajmë të dhënat tuaja personale për një vit. Të dhënat për identifikuesin e përdoruesit, pajisjen dhe paralajmërimet me rrezik të lartë mbahen për kohëzgjatjen e kontratës së lidhur me ofruesin e palës së tretë Group IB.
Lexo më shumëSeznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.