Mos ndani informacion personal.
- NLB nuk do t'ju kërkojë kurrë informata si fjalëkalimet apo kode të ndryshme përmes e-mailit ose telefonit.
Instaloni aplikacione vetëm nga dyqanet zyrtare AppStore, Google Play Store.
- Kini kujdes kur të shkarkoni aplikacione të panjohura mobile (p.sh. AnyDesk, TeamViewer, ...).
Kontrolloni dërguesit dhe lidhjet e bashkangjitura
- Klikoni vetëm mbi adresa të njohura dhe të verifikuara.
Kontrolloni bilancin e llogarisë suaj
- Monitoroni rregullisht bilancin e llogarisë suaj, pasi abuzimet mund të ndodhin edhe me vonesë
Mos bini pre e ofertave "shumë të mira"
- Fitimet e larta pa rrezik pothuajse gjithmonë janë një sinjal alarmi
Aktivizo njoftimet push dhe alarmet SMS
- Në këtë mënyrë, do të njoftoheni menjëherë për atë që po ndodh në llogarinë tuaj.
Përdorni softuer të licencuar
- Kjo siguron përditësime të rregullta, mbështetje teknike, dhe mbrojtje të përmirësuar kundër malware-it.
Smishing është një formë e mashtrimit kibernetik ku sulmuesit përdorin mesazhe SMS për të manipuluar përdoruesit dhe për të siguruar qasje në të dhëna të ndjeshme, si fjalëkalime, të dhëna të kartelave bankare apo llogari në shërbime digjitale. Në praktikë, këto mesazhe shpesh paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione financiare dhe përmbajnë informacione që kërkojnë urgjencë, si kërkesa për verifikim të llogarisë, konfirmim pagese apo paralajmërime për bllokim të shërbimit.
Lexo më shumëSeznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.