Përdorimi i pajisjeve digjitale si telefon, tablet e kompjuter është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Këto pajisje përmbajnë shumë informacione e të dhëna personale. Prandaj, është e rëndësishme që pajisjet tuaja t’i mbroni nga qasja e personave të paautorizuar ose nga programe të rrezikshme.
Rreziqet më të zakonshme:
- Vizita në faqe të dyshimta
- Shkarkimi i fotografive ose dokumenteve të panjohura
- Marrja e email-eve me përmbajtje të dyshimtë
- Infektimi me viruse, spyware apo malware
Programet e nevojshme për mbrojtje
Për të mbrojtur pajisjen tuaj, rekomandohet të instaloni dhe përdorni:
Smishing është një formë e mashtrimit kibernetik ku sulmuesit përdorin mesazhe SMS për të manipuluar përdoruesit dhe për të siguruar qasje në të dhëna të ndjeshme, si fjalëkalime, të dhëna të kartelave bankare apo llogari në shërbime digjitale. Në praktikë, këto mesazhe shpesh paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione financiare dhe përmbajnë informacione që kërkojnë urgjencë, si kërkesa për verifikim të llogarisë, konfirmim pagese apo paralajmërime për bllokim të shërbimit.
Lexo më shumëSeznam za primerjavo je prazen
Na primerjalnem seznamu ni shranjenih izračunov. Za primerjavo morate dodati nekaj izračunov.